Çfarë është kolla e thatë? Eksperti shpjegon këtë simptomë të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kollitja është reagim refleks qc pastron rrugët e frymëmarrjes nga mukusi, ndërsa gjithashtu ekziston edhe kolla e thatë (joproduktiv), kolla irrituese, kolla e shoqëruar me nxjerrjen e sekretimit të bardhë dhe kolla me sekrecion të bollshëm dhe të dendur.

Çfarë duhet të dimë për kollën e thatë?

Deri më tani, dihen të gjitha simptomat tipike të koronavirusit, Covid-19, të cilat janë temperatura, vështirësi në frymëmarrje dhe kolla e thatë, dhe rreth 80% e të infektuarve i kanë këto simptoma.

Megjithëse, duket sikur këto simptoma janë lehtësisht të njohura, a e dimë të gjithë se çfarë është kolla e thatë dhe çfarë e dallon atë nga llojet e tjera të kollës?

“Në përgjithësi, kolla e thatë është kollë që nuk ka mukozë ose sekrecione, domethënë ky lloj i kollës nuk e përmbush qëllimin e saj – nxjerrjen e mukozës”, shpjegon Dr. Das Subinov, otorinolaringolog në Institutin për trajtimin dhe hulumtimin e sëmundjeve të sinuseve në Shtetet e Bashkuara.

“Kolla e lagur pasohet nga nxjerrja e mukusit nga bronket dhe fyti”, shton ai.

Kolla e thatë gjithashtu mund të tingëllojë ndryshe: “Ka tingull të barabartë, ndërsa shpesh shkaktohet nga ‘kërcimi’ në fyt. Gjithmonë tingëllon njësoj, pasiqë rrugët e frymëmarrjes në këtë rast janë gjithmonë në të njëjtën gjendje, dmth., nuk ka nxjerrje të sekrecionit”, sqaron Dr. Das.

Megjithatë, kolla mund të jetë aq e rëndë sa të mund ta lërë pa frymë pacientin plotësisht, ndërsa mund të dëmtohen edhe brinjët për shkak të sforcimit.

E rëndësishme është që të mbani mend, se kolla e thatë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera, dhe jo vetëm e COVID-19, ndërsa disa prej tyre përfshijnë:

-Alergji
-Astmë
-Bronkiti
-Ftohje e zakonshme

Sidoqoftë, Dr. Das thekson se nëse keni ndonjë simptomë që ka të bëj me COVID-19, të tilla si temperatura e lartë, humbja e peshës, humbje e shqisës së shijes ose nuhatjes, çrregullime gastrointestinale, duhet të telefononi menjëherë autoritetet shëndetësore.

Lexo edhe :  Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Sipas mjekut, deri më tani nuk ka këshilla të provuara më parë që ndihmojnë në zbutjen e kollës së thatë të shoqëruar me koronavirusin.

Të fundit

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Lajme të tjera

Web TV