Rrëfim rrënqethës: Tmerri që po jetojmë ne femrat duke u mbyllur në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit, izolimi në shtëpi, mund të rrisin rastet e abuzimeve në familje. Një nënë në moshë të re, e cila është përdhunuar nga ish-partneri i saj për tetë vite me radhë, ka folur për tmerrin që përjetojnë gratë gjatë kushteve të izolimit, duke thënë se për to është një torturë e vërtetë.

Ajo alarmon se izolimi po sjell rrezik potencial të shpërthimit të dhunës të shoqëruar nga izolim dhe të reagimit ndaj tyre për shkak të situatës me koronavirusin, kur resurset e shtetit dhe vëmendja janë përqendruar te Covid-19.

Nëna e tre fëmijëve, Beki Beleni (Becky Bellenie) nga qyteti i Çelmsfordit në Angli, u sulmua fizikisht nga partneri i saj i dhunshëm, Nill Parish (Neil Parrish), 37 vjeç dhe kjo situatë vazhdoi për afro një dekadë.

Tani, Beki i druhet sigurisë jo vetëm të saj, por edhe plot grave të abuzuara.

Shqetësimi që ajo ngre publikisht, vjen teksa rastet e grave që telefonojnë për raste të tilla abuzimi janë rritur me 25 për qind gjatë izolimit të vendosur nga autoritetet britanike për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Beki, 35 vjeçe, arriti të çlirohej prej partnerit të saj abuzues në vitin 2017, kur e denoncoi në polici. Pas kësaj, partneri abuzues u dënua me 11 vite burg.

Por ndërkohë që gratë dhe burrat e abuzuar kanë nevojë për më shumë mbështetje nga autoritetet, këto të fundit nuk arrijnë t’u përgjigjen dot të gjitha thirrjeve për shkak të masave të vendosura nga qeveria që i zvogëlojnë kapacitetet e duhura që nevojiten për t’u ardhur në ndihmë rasteve të tilla./The Sun

Të fundit

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini...

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra kuqezi u mposht 3-1 nga...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

Lajme të tjera

Web TV