Skandali/ “Raiffeisen Bank” jo vetëm që nuk shtyn kreditë, por vjedh qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 1 muaji pothuajse çdo aktivitet në Shqipëri është ndalur, me shumë të drejtë pasi jeta e njeriut është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Por efektet negative të kësaj situate, si në të gjithë botën, janë problemet ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve.

Për t’u ardhur në ndihmë si bizneseve ashtu edhe individëve qeveria bashkë me Bankën e Shqipërisë ndërmorën disa hapa lehtësuese për sa u përket kredive.

Janë të pafundme denoncimet që vijnë në redaksinë e Gazetës “Fjala” për refuzim të kërkesës për të shtyrë pagesën e kredisë.

Por të mos ndalemi këtu, pasi në këto raste edhe banka mund të ketë të drejtë dhe përveç autoriteteve kompetente askush nuk ka të drejtë të gjykojë.

Skandali i madh vjen pikërisht nga Banka kryesore në vend “Raiffeisen Bank”. Në redaksinë e Gazetës Fjala ka mbërritur denoncimi i një qytetari, të ndërgjegjshëm, i cili nuk ka shfrytëzuar momentin për t’i “shpëtuar” këstit të radhës, por duke parë mundësitë e tij ekonomike kishte vendosur të paguante detyrimet e tij sipas kontratës së lidhur me bankën në Fjalë.

Dhe në kontratën e tij thuhet qartë se duhet të shlyej këstin e radhës çdo datë 13. Por, teksa data sot shënon 12 Prill nuk është aspak normale që detyrimi i tij të rezultojë i shlyer më 14 Prill 2020.

Nuk po e shkruajmë gabim datën, bëhet fjalë për 14 Prillin 2020, pikërisht këtë datë që nuk ka ardhur.

Raiffeisen Bank, jo vetëm që ka vendosur t’i marrë paratë përpara afatit, por për të qenë në rregull me ligjin ka vendosur që të vendosë sikur po i merr ato pas datës 13 Prill, mqs kjo datë është zyrtarisht pushim dhe nuk mund të kryej veprime ligjore.

Lexo edhe :  A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Ky transaksion i planifikuar për të ndodhur në të ardhmen, por i ndodhur në të shkuarën të krijon idenë e një filmi fanta-shkencor me udhëtim në kohë.

Përtej çdo shakaje, nëse do kontrolloni Kodin Penal, Neni 143, thotë se:Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Nëse një qytetar vonon shlyerjen e këstit, ndaj tij nisin menjëherë penalitetet, por Bankat a penalizohen për këtë shkelje?!

Të fundit

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Lajme të tjera

Web TV