Covid-19 anulon futbollin francez/ A do shpallet PSG kampione e Ligue 1?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i futbollit francez është anuluar pasi të gjitha ngjarjet sportive, madje edhe pas dyerve të mbyllura, ishin ndaluar deri në shtator.

Vendimi u mor ndërsa Kryeministri Edouard Philippe paraqiti në Asamblenë Kombëtare të martën pasdite planin e tij për të ndaluar të gjithë veprimtarinë sportive në vend deri në shtator.

“Kam frikë se aktivitetet e mëdha sportive nuk mund të ndodhin para shtatorit,” deklaroi ai.

“Sezoni i futbollit 2019-2020 nuk mund të kthehet.”

Para një vendimi të tillë shefat e LFP kanë hequr dorë nga shpresat e tyre për të rifilluar sërish sezonin aktual, duke shkruar fundin e kampionateve Ligue 1 dhe Ligue 2.

Kur kampionati të kthehet në veprim në shtator, do të përkojë me fillimin e sezonit 2020-2021.

LFP nuk ka vendosur ende për heqjen dorë, ai vendim do të merret në një takim të ligës muajin tjetër.

Gjithashtu në rend dite do të jetë nëse kampionët në pushtet Paris Saint-Germain, me 12 pikë diferencë nga vendi i dytë, në krye të Ligue 1, do të ruajnë kurorën e tyre.

Ligue 1 synonte një rikthim në mes të qershorit me lojtarët që do të fillojnin të ktheheshin në stërvitje në 11 maj.

Sidoqoftë, ky zhvillim i fundit do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndeshje të Ligue 1 këtë verë, ndërsa ligat e tjera evropiane janë duke luftuar për të shpëtuar sezonet e tyre raporton The Mirror./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

 

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV