Pas vendimit të qeverisë i cili përcakton se trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës, ka reaguan edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Në reagimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se pandemia e koronavirusit po përdoret nga Rama dhe Veliaj për të vjedhur pronat e shqiptarëve.
“Me këtë VKM, diktatori Edvin “i lan duart” me Teatrin Kombëtar dhe ia le stafetën Qenit të tij të Sulmit. Ironikisht, ky Vendim miratohet, botohet dhe hyn në fuqi brenda ditës së sotme, pikërisht sot, kur Qeni i Sulmit pati paturpësinë ekstreme të kryejë aktin nekrofil të shfrytëzimit për propagandë të varrimit të artistit disident Maks Velo, mbrojtës i Teatrit Kombëtar dhe kundërshtar i flaktë i betonizimit të Tiranës”, shkruhet në reagimin e kësaj aleance.
Reagimi i plotë:
Siç e kemi denoncuar edhe herë të tjera, alibia e epidemisë Covid-19, po përdoret, nga diktatori Edvin dhe Qeni i tij i Sulmit, për vjedhur para e prona të shqiptarëve, me një neps të papërmbajtur. Ndërkohë që Qeveria Turke, prej 4 muajsh, pret lejen e Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar falas 500 banesa për familjet e mbetura pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo e fundit gjen kohë të miratojë VKM Nr. 377, datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”. Kjo lëvizje vjen pasi Qeni i Sulmit u detyruar të deklaronte publikisht dështimin e procedurës në zbatim të ligjit special, të ashtuquajtur “Fusha shpk”. Siç e paralajmëruam edhe atëherë, tërheqja nga ligji special nuk ishte tërheqje përfundimtare nga krimi. Vesi del me shpirtin dhe, mesa duket, Qeni i Sulmit e urren Teatrin më fort se i zoti. Me këtë VKM, diktatori Edvin “i lan duart” me Teatrin Kombëtar dhe ia le stafetën Qenit të tij të Sulmit. Ironikisht, ky Vendim miratohet, botohet dhe hyn në fuqi brenda ditës së sotme, pikërisht sot, kur Qeni i Sulmit pati paturpësinë ekstreme të kryejë aktin nekrofil të shfrytëzimit për propagandë të varrimit të artistit disident Maks Velo, mbrojtës i Teatrit Kombëtar dhe kundërshtar i flaktë i betonizimit të Tiranës.
Me këtë rast, AMT i bën të ditur Qenit të Sulmit se një gjë që nuk e bëri dot i zoti, nuk e bën dot Qeni i tij. AMT dhe të gjithë grupimet e tjera qytetare, të mbështetur nga PD, LSI dhe Presidenti, pavarësisht diferencave në pikëpamje, për çështje të ndryshme, janë dhe do të jenë kurdoherë të bashkuar në kauzën e madhe, qytetare, demokratike dhe atdhetare, të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Mbështetja e Europa Nostra dhe Komisionit Europian, i ka siguruar kësaj kauze mbështetjen e duhur ndërkombëtare, politike dhe financiare, që do të mundësojnë restaurimin e plotë të Teatrit Kombëtar. Qysh më 6 mars 2018, kur nisi kjo betejë, e kemi ditur se restaurimi i Teatrit Kombëtar nuk do të ndodhë sa kohë është në pushtet diktatori Edvin. Me këtë VKM, kjo datë mund të shtyhet edhe me tre vjet të tjerë, sa kohë është në krye të Bashkisë Tiranë Qeni i tij i Sulmit. Por ne nuk kemi asnjë dyshim se Teatri Kombëtar do të restaurohet një ditë dhe do të hapë dyert për publikun dhe atë ditë, Qeni i Sulmit do ta ketë të ndaluar të hyjë në sallë, si persona non grata në atë tempull. Gjithësesi, me deklarimin e saktë të sipërfaqes së truallit të Teatrit Kombëtar, që është 5.522,7 m2 dhe jo 1.100 sa deklaronte Qeni i Sulmit, gjatë pseudodëgjesave të qershorit 2018, Qeveria na ka bërë një nder. 65 artistët që nënshkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar, me në krye Robert Ndrenikën, tani duhet t’i kërkojnë publikisht falje qytetarëve dhe kolegëve që firmosën për mbrojtjen dhe ta shpallin Qenin e Sulmit mashtrues.