Manastirliu në laboratorin e ISHP: 11 mijë teste të reja për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku bën me dije se kanë mbërritur 11 mijë teste për zbulimin e koronavirusit.

Në një njoftim për mediat, Manastirliu thekson se këto teste janë të financuara nga qeveria shqiptare. Ajo ka shtuar se deri më tani u janë bërë teste 1 mijë punonjësve  shëndetësor dhe ndër ta vetëm 8% kanë rezultuar se kanë antitrupa.

“Puna nuk ka ndalur për asnjë orë të ditës dhe të natës për të pasur rezultatet në kohë reale, për të analizuar të gjithë territorin e vendit, për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet e shëndetësisë. Ne sot jemi në rreth 190 raste aktive, të cilat janë të shpërndara në 4 qarqe kryesore, por nga ana tjetër ajo çfarë nevojitet është vijimi i testimit dhe vijimi i gjurmimit të kontakteve të rrethit të parë, të rrethit të dytë, ashtu siç tashmë edhe në strategjinë e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve është përcaktuar dhe është ndjekur”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja ka falenderuar stafin për punën dhe sakrificën gjatë kësaj periudhe, si dhe theskoi se në fazën e rihapjes, do të intensifikohet testimi për gjurmimin aktiv të rasteve, ndaj edhe janë marrë të gjitha masat për forcimin e kapacieteve në Laboratorin e Referencës  në ISHP. 11 mijë teste të tjera kanë mbërritur në këtë laborator, financim i qeverisë shqiptare.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ky laborator do të vijojë të ofrojë të njëjtin standard dhe do të jetë edhe në vijim i furnizuar, pasi çfarë kemi bërë deri sot është që kemi qenë në një linjë me strategjinë e miratuar edhe me të gjithë rekomandimet e strukturave ndërkombëtare. Çfarë duhet tashmë nga ky moment dhe në vijim është forcimi i kapaciteteve të laboratorit të Insitutit të Shëndetit Publik për të vijuar dhe për të pasur testime, për të gjurmuar dhe për të izoluar çdo rast të dyshuar”, shtoi ndër të tjera ajo.

Lexo edhe :  Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama: Krenar për ju!

Manastirliu deklaroi ndër të tjera se edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë kryer deri tani mbi 1 mijë testime tek personeli shëndetësor, duke vlerësuar si të suksesshme strategjinë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Nga ana tjetër kemi vijuar me testimet e serologjisë për evidentimin e krijimit të antitrupave tek grupet e riskut.  Janë më shumë se 1 mijë personel shëndetësor të cilët kanë kryer analizën serologjike. Rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive”, u shpreh ajo.

Ndërsa drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se po vijon furnizimi në vijim me testet e nevojshme, ndërsa drejtuesja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino deklaroi se po zgjerohen qendrat sentinel dhe po vijojnë trajnimet në të gjithë vendin për gjurmimin e rasteve të dyshuara.

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel që në këtë fazë të rihapjes të rritet vigjilenca e strukturave dhe të përmirësohet sistemin i informacionit përsa i përket sistemit parësor në raport me qendrat sentinel, në raport me servejancën active dhe me të gjithë spitalet e vendit, për të mundësuar që në kohë reale testimin e rasteve, gjurmimin dhe izolimin në mënyrë që ne të kemi parandalim dhe kufizim të përhapjes së virusit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV