Republikanët: Bill Gates po përdor COVID-19 për të kontrolluar njerëzimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

44% e republikanëve mendojnë se themeluesi dhe filantropi i Microsoft, Bill Gates, po përdor pandeminë COVID-19 për të implantuar në mënyrë të fshehtë mikroçipet në miliarda njerëz, në mënyrë që ai të mund të gjurmojë lëvizjet e tyre.

Të paktën kështu rezulton nga një sondazh i bërë së fundmi nga Yahoo News dhe YouGov. Kësaj shifre i shtohet edhe 50% e amerikanëve që kryesisht shikojnë Fox News, ndonëse kjo teori komploti nuk është përsëritur kurrë nga kjo media dhe as nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Rezultatet e sondazhit janë shqetësuese, sepse sugjerojnë që, edhe nëse vaksina kundër virusit korona bëhet e disponueshme, konservatorët mund ta refuzojnë atë si një formë të kontrollit shoqëror. Kjo teori komploti kundër Bill Gates nga ekstremi i djathtë e ka pikënisjen nga Rick Wiles, themeluesi i Tru News, një faqe që promovon teoritë e konspiracionit racist, homofobik, islamofobik dhe antisemit.

Teoria në fjalë ka qarkulluar gjithashtu në grupe konservatore të mediave sociale, si pjesë e histerisë në rritje të krahut të djathtë kundër vaksinimeve dhe rregulloreve të tjera qeveritare kundrejt shëndetit publik. Ndërsa fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar miliona për hulumtimin e COVID-19, Snopes, kjo faqe online vetëm për informacione të faktuara,thekson thashethemet.

Në të shkruhet se fondacioni financoi në dhjetor të 2019-s një studim pilot për të eksploruar mundësinë e një vaksine krejtësisht hipotetike, që do të prodhonte një shenjë të padukshme ose një tatuazh të vogël me infra të kuqe, që i lejon punonjësit e shëndetësisë të përdornin një smartphone për të përcaktuar se kush është vaksinuar dhe kush jo.

Thashethemet janë nxitur gjithashtu nga interesi i Gates për teknologjinë “identiteti digjital”, që do t’i jepte çdo personi “një ruajtje  në sistemin kompjuterik të dokumenteve mjekësore dhe të identifikimit personal, të arritshme vetëm me pëlqimin e të zotit, por të disponueshme kudo në botë.”

Gates, gjithashtu, ka lavdëruar publikisht Korenë e Jugut për metodat e saj të rrepta të gjurmimit të kontaktit, duke përdorur  Bluetooth-in në telefon dhe pamjet e kamerave të mbikëqyrjes publike ,për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

Por, as Gates dhe as fondacioni i tij nuk e kanë diskutuar ndonjëherë futjen e mikroçipeve në njerëz për t’i gjetur ato. Si dikush që ka financuar kërkime të përgjithshme për vaksinat dhe pandemitë, deklaratat e tij publike për krizën publike janë më se të kuptueshme; pasqyrojnë angazhimin  për të hulumtuar dhe zhvilluar si trajtime, ashtu edhe vaksina për COVID-19, si dhe për të theksuar nevojën për një metodë të shkallëzueshme për të identifikuar shpejt njerëzit që kanë marrë veten nga COVID-19, ose kanë marrë një vaksinim kundër tij, gjithmonë si një mjet për të rifilluar ekonominë globale. Për shembull, në një intervistë me Chris Anderson, i cili drejton TED Talks, Gates tregoi se beson që një lloj “certifikate imuniteti” do të jetë e dobishme për rihapjen e ekonomisë globale.

Lexo edhe :  Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Teoria që Bill Gates dëshiron të përdorë një vaksinë për të gjurmuar njerëzit, bazuar në ndonjë nga këto deklarata ose pikëpamje, është e metë për të paktën dy arsye. Së pari, asgjë nuk kërkon injeksion të një pajisjeje përcjellëse në një trup. Përkundrazi, këto teknologji teorike do të mbështeteshin në një kombinim të identifikimit biometrik, enkriptimit dhe ruajtjes në sistemin kompjutetik të të dhënave.

Së dyti, siç tregohet nga Koreja e Jugut, injektimi i pajisjeve gjurmuese përmes vaksinave ka të ngjarë të humbasë kohën, duke marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e njerëzimit është e lidhur vazhdimisht me një smartphone të aktivizuar GPS, që ndoshta di më shumë për ju sesa prindërit tuaj. Pavarësisht kësaj, keqinformimi mjekësor  tani duket se është një karakteristikë përcaktuese midis shumicës së republikanëve.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 53 për qind e shikuesve të Fox News, 49 për qind e votuesve të Trump dhe 44 për qind e të gjithë republikanëve mendojnë se ilaçi antimalarik hidroksiklorurinë është një trajtim efektiv kundër COVID-19, edhe pse studime të shumta kanë treguar që kjo gjë nuk është e vërtetë. Madje, mund të shkaktojë aritmi fatale të zemrës te pacientët.

Për më tepër, 65 për qind e shikuesve të Fox News, 58 përq ind e votuesve të Trump dhe 57 për qind e republikanëve besojnë se “shkencëtarët kinezë kanë inovuar koronavirusin në një laborator, nga i cili shpëtoi aksidentalisht”, një teori konspirative që është mohuar nga agjencitë federale të inteligjencës.

Afërsisht 73 për qind e shikuesve të Fox News, 68 për qind e votuesve të Trump dhe 63 për qind e republikanëve thonë se janë më të shqetësuar për efektin e COVID-19 në ekonomi sesa për efektin e tij në shëndetin e njerëzve. Të njëjtat përqindje gjithashtu mendojnë se ekonomia duhet të rihapet “sa më shpejt të jetë e mundur, për të parandaluar dëme të mëtejshme ekonomike.”

Të dhëna faktike

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është një njeri i pasur. Ai ka vendosur një pjesë të pasurisë drejt organizatave dhe iniciativave bamirëse përmes fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Një fokus kryesor i këtij fondacioni, dhe i filantropisë së Gates në përgjithësi, është ulja e pabarazive në rezultatet e shëndetit, me fokus botën në zhvillim. Përmes këtyre organizatave ai gjithashtu financon kërkime në zgjidhje teknologjike për problemet e shëndetit publik në komunitetet më të varfra në nivel global. Që nga viti 2015, ai po ngre alarme rreth mungesës së gatishmërisë së botës për një pandemi.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates financoi një studim pilot të kryer nga studiuesit e MIT dhe Universitetit Rice në një pajisje të mundshme të ofrimit të vaksinave, që mund të jepte një shenjë të padukshme, të zbulueshme nga një smartphone. Ky studim ishte teorik, teknologjia e përshkruar ishte pasive, dhe pajisja ishte e paaftë për çdo lloj përcjelljeje ose monitorimi.

Të fundit

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të...

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në kuadër të planit të masave...

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon “kurthin” që SHBA-BE ka...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV