Do të rritet çmimi i biletave? Flet kreu i shoqatës së transportit urban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja, tha se nuk ka ende një datë fikse për rifillimin e transportit urban, por shtoi se po diskutohet për ditët e fundit.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Qosja u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave, ndërsa shpjegoi edhe si do të udhëtohet, me masat e reja anti-covid.

Sipas tij, në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

“Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit. Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë”, u shpreh Qosja.

I pyetur se kush është maksimumi i kapacitetit në një mjet ai tha se njw urban i cili është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.

“Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë.

Lexo edhe :  Ngjela paralajmëron “tërmet” brenda SPAK: Do të zëvendësohen 4 njerëz të drejtësisë

Ne kërkojmë mbështetje financiare si nga Bashkia e Tiranës si nga qeveria që ne të arrijmë të mbijetojmë nga kjo situatë. Nuk po flasim për fitime, por ne duhet të mbijetojme në mënyrë që shërbimin ta ofrojmë dhe për më tepër edhe për stafin tonë që janë 1500 veta në Tiranë që janë pa punë”, tha ai.

Të fundit

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Lajme të tjera

Web TV