550 euro gjobë kryeministrit rumun, ja rregulli që theu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri rumun është gjobitur me një shumë prej 550 eurosh pasi ka thyer masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai ka pirë duhan në ambient të mbyllur dhe ka mbajtur takime në ndërtesën e qeverisë ku disa prej ministrave dhe pjesëmarrësve të tjerë nuk respektuan distancën fizike.

Në fotografitë e publikuara në mediat rumune shihet qartë se kryeministri i vendit, Ludovic Orban dhe disa të tjerë pijnë duhan në tryezën me ushqim dhe alkool, ndërkohë asnjëri prej tyre nuk mbante maskë dhe nuk respektonin distancën fizike.

Ndërkohë kryeministri rumun është shfajësuar duke thënë për agjencinë e lajmeve Madiafax se ajo foto është shkrepur më 25 maj në ditëlindjen e tij.

Deri më tani në Rumani janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 19.133 persona, ndërsa 1259 kanë humbur jetën./r.g/Fjala.al/

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV