Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Marrëveshja “e bekuar“ nga Kim nuk firmoset nga opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita nuk e pranon formulën e administratës zgjedhore me mësues e profesionistë të lirë dhe rol vëzhgues për partitë. Aleatët i kërkojnë Bashës kohë që të reflektojnë për marrëveshjen

Nga Blerina Gjoka

Marrëveshja për reformën zgjedhore, e hartuar në ambasadën amerikane, pas një maratone negociatash, pret akoma firmën e Lulzim Bashës. Por, ai po ngurron, pasi opozita nuk i ka marrë garancitë e duhura nga kjo reformë, që të hyjë në zgjedhje të reja.  Opozita ka hequr dorë nga kërkesa e saj për një qeveri teknike si garantuese e zgjedhjeve, por këmbëngul në përbërjen e administratës zgjedhore, e cila, sipas rekomandimit të ODIHR-it do të jetë e depolitizuar. Përbërja e komisioneve zonale të numërimit të votave me individë jo partiakë, por punonjës të administratës publike, për opozitën është njësoj si t’i japësh mundësinë qeverisë t’i numërojë vetë votat, pasi administrata publike është e politizuar. Kjo është pika ku opozita nuk po heq dorë, duke kërkuar skemën e vjetër, me rolin e partive politike në procesin e numërimit të votave.  Ndërkohë opozita ka fituar një tjetër kusht të rëndësishëm që i shton garancinë e mosvjedhjes së votave, siç është ai i identifikimit biometrik të zgjedhësve, që nuk do të lejonte që një votues të votonte dy herë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje, nga foltorja e Kuvendit, ku opozita mungon prej një viti e gjysmë, tha se i ka ofruar asaj nënkryetarin e KQZ-së dhe menaxhimin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik. Në selinë blu dje ka qenë një ditë vendimtare, nëse do t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së ambasadorës amerikane, Yuri Kim,  që të firmoste marrëveshjen që ajo e konsideroi të mirë, apo do të vijonte këmbëngulja për të marrë të gjitha garancitë për një proces të besueshëm zgjedhor. Lulzim Basha ishte në një drekë pune me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, pas takimit 60-minutësh që ai me pati me kolegët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-ODIHR-it. Më pas më shumë se 2 orë ai takua me aleatët e tij politikë, takim ku ishin prezentë dhe 2 anëtarët e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Aleatët i kanë kërkuar Bashës më shumë kohë për t’i kthyer përgjigje ambasadores amerikane. Po ashtu, ata kanë kërkuar që të vijohet në qëndrimin për komisionerë politikë vendimmarrës në administratën zgjedhore.

Mosbesim te depolitizimi i administratës

Një nga gangrenat e zgjedhjeve në Shqipëri në këto 30 vite ka qenë politizimi i administratës zgjedhore. Në raportin e fundit të rekomandimeve  të OSBE-ODIHR-it i kushtohej vëmendje pikërisht këtij problemi. Por formula e propozuar nga mazhoranca, që komisionet e administrimit të zgjedhjeve të përbëheshin nga mësues apo profesiontë të lirë, nuk e ka zgjidhur këtë ngërç, pasi opozita nuk beson se ata që do të bëjnë punën, do të jenë vërtet të depolitizuar.  Propozimi fillestar u bë nga ekspertët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe, sipas këtij propozimi, të gjithë komisionerët/numëruesit e votave të mos vinin më si propozime nga partitë politike, por të zgjidheshin nga radhët e mësuesve, infermierëve apo edhe qytetarë të tjerë të Shqipërisë, të cilët do plotësonin disa kritere të vendosura nga KQZ-ja. Përzgjedhja e tyre do të bëhej me short, në mënyrë rastësore, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Opozita e bashkuar e kundërshtoi këtë propozim të mazhorancës, me arsyetimin se mësuesit dhe infermierët apo kushdo qoftë nga administrata shtetërore janë emëruar politikisht në këto vende pune, ose janë të shantazhueshëm nga pushteti për vendin e punës. Opozita bëri një propozim të ri, ku kërkonte që nga 7 anëtarë që ka Komisioni Zgjedhor, 1 të ishte i depolitizuar e të zgjidhej nga KQZ-ja dhe 6 të tjerë të propozoheshin nga partitë politike, tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita me të drejtë vote. Por mazhoranca ofroi një tjetër version; sipas të cilit tre komisionerë të zgjidhen nga KQZ-ja me short dhe të jenë të depolitizuar, çka nënkupton se ata do të vijnë nga radhët e administratës publike, ndërsa 4 të tjerë të propozohen nga partitë politike, përkatësisht dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita, por ata do të jenë vetëm si vëzhgues, pa të drejtë vendimarrjeje. Opozita nuk e ka pranuar këtë variant dhe ky mbetet ngërçi i fundit i një marrëveshjeje që duhej të arrihej që më 31 maj.

Rama paralajmëron votimin e draftit në Kuvend, pa konsensus

Lexo edhe :  Çelja e negociatave për anëtarësimin në BE/ Spiropali: Moment historik, dëshmon progresin

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca i ka votat që ta kalojë reformën, edhe nëse nuk merret konsensusi politik, dhe se kjo duhet bërë për shkak të vendimit të Brukselit për çeljen e negociatave.  “Në një asnjë vend reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, por ai që ka votat.  Në Bruksel pritet të merret një vendim me rëndësi për shqiptarët. Në draftin e Bundestagut gjerman, në rendin e parë ishte konsensusi. Është hequr konsensusi, për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen. Në rekomandimin e Bundestagut thuhet një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, e miratuar në Parlament. Baza janë rekomandimet e atyre që na monitorojnë. Kjo bazë miratohet në Parlament, në rast se dikush tenton ta bllokojë, duke qenë jashtë Parlamentit” – paralajmëroi dje Rama. Megjithatë, ai shtoi se mazhoranca po duron me shpresën e gjetjes së konsensusit, pasi është bërë një punë e madhe nga përfaqësuesit e Këshillit Politik.  Në fund ai u shpreh skeptik se ky konsensus do të vijë. “I kemi ezauruar mjetet për një marrëveshje me rregulla loje”, tha  Rama.

Kryeministri ka mbajtur një profil të distancuar nga reforma zgjedhore deri më tani, duke mos i komentuar negociatat e palëve, por dje ai foli për ofertat që i i janë bërë opozitës për marrëveshjen. Sipas tij, demokratëve u është propozuar që të kenë në dispozicion postin e zv.kryetarit të KQZ-së,  i cili do ketë detyrë ekskluzive të krijojë dhe të mundësojë sistemin e identifikimit biometrik.  “PD-ja të gjejë dikë të besuar ta votojnë atje, zv.kryetar të KQZ-së me mandatin që të merret me teknologjinë, që të merret me këtë çështje, ta bëjë vetë dhe të mos thotë jo Ogerta, jo Lindita andej, jo Qafiri këtej. Ne s’do të hyjmë fare në këtë proces, ta marrin elektronikën dhe ta bëjnë vetë”, – tha Rama. Por vetë Rama shprehu rezerva për futjen e teknologjisë në zgjedhje, duke e parë të pamundur implementimin e saj deri në zgjedhjet e reja që mbahen vitin tjetër.  “Nga momenti i firmosjes së kontratës deri te momenti i realizimit elektronik duhen minimalisht 6 muaj, sot jemi shumë vonë. Në fund të shtatorit do ta hedhim në tender ndërkombëtar, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për të bërë sistemin, në prill fillojnë përgatitjet e zgjedhjeve. Ne thamë që jemi gati ta bëjmë 100%, por të bëjmë sa të arrihet dhe pjesa tjetër të vijojë siç është aktualisht.”- theksoi ai. Ndërsa te depolitizimi i administratës zgjedhore, pika që mban në fakt peng marrëveshjen, Rama tha se nuk duhet të bëhen hapa pas, por duhet të pranohen njerëz apolitikë për këtë punë.  “Korniza e përcaktuar nga rekomandimet është aty, e dinë edhe ata që e ndjekin politikën, që problemi kryesor dhe arsyeja shpesh herë e sherreve dhe luftërave kryesore janë komisionet. Kush identifikon dhe kush numëron dhe qysh se unë kam lexuar raportin e parë të ODIHR-it është një fjali, depolitizimi i komisioneve.” – tha ai, duke shtuar se Palestina i ka komisionerët të pavarur.

Opozita parlamentare kushtëzon votën me listat e hapura

Opozita parlamentare, e krijuar me deputetë të listave shumemërore të PD-së e LSI-së, pasi opozita vendosi të djegë mandatet vitin që shkoi, e ka kushtëzuar votën e saj për reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky grupim u ka dërguar dje një letër ambasadorëve që po mbikëqyrin negociatat se janë “të fyer për përjashtimin nga negociatat” dhe shtojnë se “nuk e votojmë Kodin e ri Zgjedhor, pa lista të hapura”. Grupi opozitar i Parlamentit  shkruan se “Kodin e ri Zgjedhor nuk do ta votojmë, në rast se shumica në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog  serioz, transparent dhe të hapur me ne, për kalimin nga listat e mbyllura te listat e hapura”. Sipas këtij grupimi, Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë pasqyrë e pastër e reflektimit të plotë, jo copa-copa, të të gjitha rekomandimeve të raporteve të njëpasnjëshme të OSBE/ODIHR-it dhe aspak pazari i radhës së dy partive të mëdha, ose më mirë ish “të mëdha”, dhe të patericës së tyre presidenciale për komisionerët e tyre partiakë, që kanë qenë dhe mbeten kanceri i zgjedhjeve prej 30 vitesh./Fjala.al

Të fundit

Nusja rreh vjehrrën në Kolonjë, pajiset me urdhër mbrojtje

Policia e Kolonjës ka nisur një procedim penal ndaj një 52 vjeçareje nën akuzën e dhunës në familje. Shtetasja A.S....

Disa mënyra për të shmangur varësinë nga telefoni; mos i neglizhoni sinjalet!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Prit të përqafoj pak, të duket sikur zihemi/ Videoja e Dash Sulës bëhet virale në rrjet

Deputetët e PD-së janë në hall të madh, pasi nuk e kanë të sigurtë emrin në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Fati i tyre është...

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Në datë 24 tetor ora 12:00 seanca paraprake për Berishën Seanca paraprake me gjyqtare Flojera Davidhi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë...

Rekordi me kombëtaret, Lionel Messi barazon Cristiano Ronaldo-n

Triumfi 6-0 i Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut ishte një ndeshje rekordi për Lionel Messi-n. Ylli i...

Lajme të tjera

Web TV