Protestë në Kamëz në mbrojtje të vajzave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në protestë është duke u mbajtur në Kamëz duke u bërë thirrje për denoncime të dhunës seksuale ndaj vajzave. Qytetarët e Kamzës i janë bashkuar nismës së rrjetit POP, duke mbajtur në duar parulla të ndryshme.

Për shkak të pamundësisë së organizimit të tubimeve të mirëfillta, shoqëria civile ka gjetur këtë mënyrë alternative për të protestuar. Pavarësisht se policia nuk u dha leje organizatorëve, gjatë kësaj të enjte, protesta gjeti formën e saj të shprehjes online ku me dhjetra qytetarë iu bashkuan kësaj kauze duke postuar në eventin e krijuar nga rrjeti POP foto me mesazhe të ndryshme sensibilizuese për të ngritur zërin dhe për të mos fshehur çdo rast të dhunës seksuale që evidentohet në shkollë, në lagje apo edhe në qytet.

Për gjatë një ore, shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së rrjetit POP duke vlerësuar si të rëndësishme ruajtjen e vigjilencës së komunitetit ndaj çdo forme dhune apo ngacmimi kundrejt vajzave, për të mos pritur që krimi i rradhës të ndodh për të reaguar. Me hashtagun  #Kamez postuan në eventin e krijuar në rrjetet sociale edhe shumë qytetarë të tjerë nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Pukës e Pogradecit.

/re.gu/fjala.al

Të fundit

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”....

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Lajme të tjera

Web TV