Le Gaulois (1913): Shqiptarët ndihmuan Jeanne D’Arc në 1429 që të çlironte qytetin e Orleanit, në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të shtunën e 25 janarit 1913, në ballinë, një shkrim për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij francez duke u mbështetur në dy shembuj konkretë.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, tekstin e plotë :

Shqiptarët dje dhe sot.

Po flitet shumë për Shqipërinë në këtë moment dhe simpatitë që ekzistojnë midis këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk datojnë nga sot. Dëshmon detaji i vogël i mbështetur në topografinë lokale.

Gjendet në Orléans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske që quhet “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”. Ky emër ngjall kujtimin e kontigjentit të luftëtarëve të guximshëm që erdhën, në vitin 1429, përmes brigjeve të Adriatikut, të ndihmonin Jeanne d’Arc me qëllim çlirimin e qytetit. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orléans, në lagjen që ka ruajtur emrin e tyre.

Ndoshta në damarët e shqiptarëve të dikurshëm ka rrjedhur gjak francez, sepse askush nuk mund ta mohojë se në shekullin e trembëdhjetë, Bohemond, princ i Tarantos dhe mbret i Napolit, ishte djali i të famshmit Robert Guiscard, që rrethoi Janinën dhe largoi të pabesët nga Shqipëria. Shumë nga shokët e tij u vendosën atje.

Pra, këto janë kujtimet e mëdha historike që na mundëson pamja e një rruge të vogël “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”, e humbur në një cep piktoresk të një qyteti të vjetër provincial.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV