Kufizimet e lëvizjeve si masë kundër përhapjes së Covid-19 kanë penalizuar rëndë industrinë e turizmit në vend.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë pesë muajve të parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë 602 mijë vizitorë, kundrejt 1.5 milionë turistëve gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Vetëm për muajin maj, kufirin shqiptar e kanë shkelur 16 mijë shtetas të huaj, ku pjesa më e madhe për qëllime biznesi të lidhura me tregtinë e mallrave, që nuk është ndërprerë gjatë pandemisë.
Të dhënat zyrtare zbulojnë edhe numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në vend gjatë kësaj periudhe, rreth 30 mijë shtetas muajin e kaluar. Por edhe këtu, pjesa më e madhe i takon tregtisë dhe një pjesë e vogël lidhet me riatdhesimet e personave të mbetur jashtë kufijve.
Bo.Ba/fjala.al