Shqiptarja zgjidhet kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka bërë me dije se Ylfete Fanaj, një shqiptare nga Prizreni, që është  politikane e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës është zgjedhur kryetare e Parlamentit të Kantonit të Luzernit.

Në një postim në ‘Facebook’, Bushati theksoi se në këto kohëra një lajm i tillë, i suksesit të shqiptarëve anë e mbanë botës na motivon e na bë krenar.

Më tej, në postimi e tij ish-ministri citon edhe fjalët e Fanajt duke thënë: “edhe vendet e vogla mund të realizojnë ëndrra të mëdha”.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Sot, Ylfete Fanaj, një bashkëkombase e jona me origjinë nga Prizreni dhe politikane e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, u zgjodh kryetare e Parlamentit të Kantonit të Luzernit. Në këto kohëra kritike që kalojmë, çdo sukses i shqiptarëve anembanë botës na bën krenarë dhe na motivon për të punuar për një të ardhme më të mirë. Siç e tha zonja Fanaj në fjalimin e saj të parë si kryetare e parlamentit kantonal, “edhe vendet e vogla mund të realizojnë ëndrra të mëdha”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV