Aeroporti “Nënë Tereza” konfirmon 10 fluturime për nesër (Lista)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana International Airport konfirmoi edhe për këtë të shtunë 10 fluturimet.

Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë Air Albania në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Me kompaninë Wizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dje kthim.

Me kompaninë Pegasus, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania Albawings, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Emigrimi dhe mungesa e profesionistëve/ Guxholli: Nuk zgjidhet me punëtorë të huaj

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në një program televiziv tha se nuk kemi një hartë të detajuar...

Përjashtimi i Ballës nga drejtësia/ Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, Rilindja të flak

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të KPA për përjashtimin e Alfred Ballës për 15 vite nga sistemi i...

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, i drejtohem Strasburgut

Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e...

Argita në krye të PD-së? Kokalari nuk përmbahet: Nuk është pronë e familjes tënde

Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të Rithemelimit, si pasardhëse e të atit të...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Era e fortë rrëzon skelat në pallat, dëmtohen disa makina

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit. Për shkak...

Lajme të tjera

Web TV