Rama takon Hotin: Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me homologun e tij Edi Rama kanë zhvilluar një takim, ku nuk munguan falënderimet për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.

Hoti tha se Qeveria e Kosovës e konsideron natyrshëm Shqipërinë si partnerin më të afërt dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike.

Hoti kujtoi edhe njëherë se Kosova tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla që nuk janë të lehta. Pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike, tha Hoti.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”

Ndërkohë, numri një i qeverisë, gjatë këtij takimi ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset”

Rama në përfundim të takimit e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020.

 

 

la.mi/fjala.al

Të fundit

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen e tij

Bota e futbollit është ende e tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Një humbje që ka prekur thellë jo vetëm...

Rama ultimatum zaptuesve të Lungomares: Nga e hëna, s’do keni asgjë në dorë

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV