Mbyllen diskutimet me FMN/Denaj: E ardhmja e ekonomisë optimiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë  ka mbyllur sot diskutimet  me Misionin e  Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluar online.

Tryeza kryesohej nga ministrja Anila Denaj dhe Yan Sun, Shefe e Misionit për Shqipërinë, gjatë  periudhës 25 Qershor-1 Korrik.

Diskutimet gjatë këtyre takimeve u fokusuan në zhvillimet makroekonomike e fiskale dhe perspektivën e tyre gjatë 2020, duke marrë parasysh efektet e tërmetit të vitit të kaluar,  si dhe ato të pandemisë globale të COVID-19, thuhet në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Një zëri të dy palët ndanë mendimet për efektin e pandemisë në ekonominë shqiptare për vitin 2020 dhe rritjen e ekonomisë për vitin 2021.

Ministria e Financave dha të njëjtat parashikime në terma nominalë janë të ngjashëm me ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Madje institucioni vlerëson së ndryshimi i parametrave fiskalë është i përkohshëm dhe i imponuar nga dy goditjet e një pas njëshme që mori vendi.

Denaj shprehu angazhimin e vazhduar të Qeverisë Shqiptare drejt konsolidimit fiskal dhe zbatimit të reformave në fushën e financave publike për të siguruar indikatorë të shëndoshë makroekonomikë, qëndrueshmëri dhe një buxhet për qytetarët shqiptarë, qasje kjo e përbashkët me ekipin e FMN-së.

Rishikimi i Buxhetit të vitit 2020, pas pandemisë do të kërkojë zgjerim të hapësirave fiskale, me një rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor, duke mundësuar jo vetëm vazhdimësi të Projekteve prioritare që gjenerojnë punësim dhe rritje të ekonomisë, por edhe Projektet e Rindërtimit”

Ulja e qenësishme e borxhit publik dhe rikthimi në një balancë primare pozitive në vitin 2022, është në planifikimet paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Pritshmëritë për të ardhurat pas vitit 2020, janë të larta, si rrjedhojë e zbatimit të Projektit të Fiskalizimit dhe të Strategjisë Aftamesme të të  Ardhurave, duke mbështetur edhe sektorin privat me politika që stimulojnë konsumin dhe formalitetin.

Lexo edhe :  Shiu i dendur përfshin Tiranën, uji vërshon në rrugë (VIDEO)

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi indikatorët e qëndrueshëm makroekonomikë dhe nevojën e pranueshme për të rritur deficitin përgjatë vitit, si përgjigje për situatën ekonomike të vendit por edhe atë botërore. Më tej, ata vlerësuan mbështetjen e dhënë në drejtim të qytetarëve, duke theksuar nevojën që kjo e fundit të jetë e targetuar dhe e përkohshme.

Ekipi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjatë takimeve me Misionin ka diskutuar gjithashtu proceset e ndjekura për të siguruar rimbursimin e TVSH-së dhe zerim të stokut për të gjithë tatimpaguesit, nismat e fundit të Qeverisë për rritjen e pragut të TVSH-së dhe eliminimin e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, hapat për reduktimin e borxhit publik në afatmesëm etj.

Paketat e Qeverisë Shqiptare kanë vijuar shpërndarjen me efektivitet dhe në respektim të plotë të procedurave të parashikuara, për një mbështetje sa më efektive dhe të shpejtë për qytetarët dhe bizneset, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Lajme të tjera

Web TV