Mjeku Kalo mesazh qytetarëve:Teoritë e mosekzistencës së virusit lërini në dorë të “gjithëologëve”, kujdesuni për veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan Kalo vazhdon të jetë pranë pacientëve të tij në Infektiv në luftën e pandërprerë prej muajsh me COVID-19, por jo vetëm, ai është gjithnjë i pranishëm me mesazhet shpresë dhënësë edhe pranë të gjithë qytetarëve.

Një një prej postimeve të tij të shpeshta në ‘Facebook’ Kalo u drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh të gjatë dhe të ndjerë për tu kujdesur për vetën.

“Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës”-shprehet Kalo

Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

 Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qenë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..Imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…

 

Kurrë mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..

Lexo edhe :  Berisha nën arrest shtëpie/ Ngjela zbulon detajet: Halli më i madh i tij sot është…

 

Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….

Emrat tuaj kurrë nuk kanë qenë dhe kurrë nuk do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….

 

FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me Mirëbesim reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!  /Ra.My. Fjala.al/

 

 

 

 

 

 

Të fundit

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Lajme të tjera

Web TV