Pas vendimit të qeverisë se mbajtja e maskave është e detyrueshme edhe në ambientet publike, kanë qënë të shumta reagimet dhe mesazhet që vijnë nga mjekë dhe jo vetëm.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ mesazhin e mjekut të “Shefqet Ndroqit” që i drejtohet të gjithë qytetarëve.
Pëllumb Hysko mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” apelon që të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën.
“Ky është një moment reflektimi dhe ditë apeli për të gjithë! Çdo qytetar i vendit tonë duhet urgjentisht të reagojë për zbatimin e rregullave të vendosjes së maskës të distancimit social dhe higjienës personale! Nesër është vonë!”,- tha Hysko. /Ra.My. Fjala.al/