Në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 4 pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19.
Një prej viktimave është një 43 vjeçar nga Kamza, i cili ndodhej i intubuar dhe prej disa ditësh në gjendje të rëndë. MSh raporton se ai përveç infektimit me COVID-19 nuk ishte asnjë sëmundje tjetër.
Tre viktimat e tjera janë një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, të cilët kanë patur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Numri në total i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 111 humbje jete, (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1).
Sot u raportuan 102 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 4008 numrin total të të infektuarve, 1631 prej të cilëve janë ende aktivë.
/En.Br./Fjala.al