Ceremoni që kushton rreth 3 mln paund, zbulohet resorti ku do martohet djali i David Beckham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar resorti luksoz ku do të zhvillohet ceremonia e martesës së djalit të David Beckham, Brooklyn Beckham me të dashurën e tij miliardere.

Sipas raportimeve të “The Sun” kjo ceremoni do të kushtojë rreth 3 milionë paund.

Brooklyn dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë dhe vitin e ardhshëm do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

21-vjeçari do që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali.

“Borgo Egnazia” është resorti i përzgjedhur prej tyre dhe vendi ku u martuan edhe Justin Timberlake me Jessica Biel në vitin 2012.

Brooklyn bëri publik fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar, ndërsa theksoi se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

Ndërsa babai i Nicola Peltz, menaxheri i fondeve të investimeve dhe nëna e saj Claudia Hefner, raportohet se janë ofruar për të paguar dasmën.

Ata  kanë një pasuri që shkon në vlerën e 1.3 miliardë dollarëve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV