Kanë ndërruar jetë tre pacientë të tjerë për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendit tonë.
Autoritetet e shëndetësisë raportojnë se bëhet fjalë për një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Në total numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 120 humbje jete. (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1).
Sot u raportuan 68 raste të reja me COVID-19 dhe 66 të shëruar. Numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 4358 persona, 1775 prej tyre janë aktualisht aktive.
/En.Br./Fjala.al