Plator Nesturi: Rama po kërkon të jetë protagonisti i vetëm në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistoi Blerina Gjoka

Politika është futur në një ngërç të ri, ndërsa u duk se marrëveshja e 5 qershorit i kishte dhënë zgjidhje të paktën reformës zgjedhore. Si e parashikoni zgjidhjen e këtij ngërçi, çfarë fati do të ketë marrëveshja e 5 qershorit? Sa i fortë besoni se është poli i tretë, siç e quan Rama, opozita e re, që të bllokojë votimin e saj?

 

Nuk e shoh situatën se tashmë është krijuar ngërç politik. Ngërçi ka nisur që nga koha kur opozita ka braktisur mandatet e saj në Parlament dhe çka vjen më pas është thjesht absurde dhe e pandeshur në asnjë vend tjetër të botës demokratike. Ajo çfarë perceptoj është se çka po ndodh këto ditë, që janë dhe ditët e fundit të funksionimit të Parlamentit për këtë sezon, nuk ka të bëjë se cili do të jetë fati i marrëveshjes së 5 qershorit, apo ca më pak, ajo me opozitën parlamentare.

Gjykoj se e gjithë kjo amulli po shkaktohet për protagonizëm. Dhe kryeministri do që të mbetet pikërisht ai protagonist, (në mos i vetëm, kryesor), Të jetë ai si protagonist në ide, në iniciativa politike qoftë edhe me ndryshime kushtetuese, por mbase edhe protagonist në terheqje, duke hequr dorë në momentet e fundit, për të lënë në fuqi marrëveshjen e 5 qershorit. Vini re se sa ironi ka ndërsa krijohet ideja se Ramës do t’i duhet të zgjedhë midis marrëveshjes së 5 qershorit dhe marrëveshjes së para dy ditëve me Murrizin.

Ramës, pra, i duhet të zgjedhë midis opozitës në rrugë dhe atyre që ka në Kuvend?! Të dyja kanë të njëjtën peshë valente? Ky është humor veror e ku Rama përtall e nënqesh me të dyja palët. Basha mendoi se u bë protagonist, pas marrëveshjes së 5 qershorit, e në këtë rast kryeministri po i dëshmon se është lojtar që kontrollon gjithçka. Që nga kushtet e lojës e deri edhe rezultatin. Sidoqoftë loja mbetet me opozitën, pasi ajo çfarë thoni për pol të tretë e që përfshnin tufën e deleve të humbura të listave të opozitës, nuk besoj se do të kenë ndonjë relevancë votash në përballjet që do të vijnë.

Nga ana tjetër, a besoni se mazhoranca do të miratojë ndryshime kushtetuese pa konsensus të gjerë politik dhe, nëse miratohen, çfarë rreziku ka kjo për prishjen e paktit politik e rikonfigurimin politik të Parlamentit të 2021-shit?

Nëse do të ishte për interesat e PS-së në përballjen e pritshme elektorale vitin e ardhshëm, natyrisht që ndryshimet kushtetuese do të përbënin një avantazh të madh. Kjo jo për hapjen e listave (që gjithsesi do të mbeten në 1/3 të mbyllura), por për ndalimin e koalicioneve. PS-ja mbetet partia me elektorat më të madh, edhe kur është në humbje, dhe kjo e vendos Ramën në pozita komode, pasi i takon atij të ketë të drejtën të formojë qeverinë. Koalicioni mund të maksimalizojë rezultatin pozitiv të një opozite PD -LSI që, gjithsesi, në këto vite ka pasur ulje e ngritje, përqafime, por dhe akuza në bashkëpunimin midis tyre. Një koalicion parazgjedhor i vendos në një front të përbashkët në mënyrë të detyruar, edhe kur ka dyshueshmëri në qëndrimet e liderëve. Në këtë mënyrë, mungesa e koalicionit, ku secili do të garojë i vetëm e ku besimi i dyanshëm është skeptik, do të çojnë jo vetëm në përfitim elektoral për PS-në, por dhe në mundësinë e peshkimit paszgjedhor të njërës prej partive opozitare, për të krijuar koalicion qeverisës. Nisur nga kjo, kryeministri nuk ka pse të mos e tentojë këtë. Në fund të fundit, ky është dhe test për vetë opozitën se sa këllqe ka për të mos e lejuar. A do të shkojë deri në fund Rama me ndryshimet kushtetuese? Kjo më së shumti do të varet nga reagimi i opozitës. Ndërkohë, vihet re se opozita thjesht po vëzhgon se si do të reagojnë ndërkombëtarët për prishjen e marrëveshjes, thua se nuk janë aktorë, por spektatorë të këtij teatri politik.

Lexo edhe :  Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Pse debati për lista të hapura kandidatësh u hap kaq vonë, kur Këshilli Politik që prej janarit e kishte si çështje në tryezë dhe asnjëra nga palët e mëdha nuk shprehu interes për këtë çështje, çfarë loje politike po luhet me “listat e hapura”?

Çështja e listave të hapura është thjesht panoramike dhe, aktualisht, nuk ka ndonjë vlerë diskutimi. Ajo çfarë ka vlerë për zgjedhjet e ardhshme e që ndikon në to, nuk janë listat e hapura, por fakti a do të ketë koalicione apo jo. Çështja e listave është thjesht një diversion. Imagjinoni që nuk ka asnjë efekt. Nga 140 vende që ka Parlamenti, 1/3 e listës që do të jetë e mbyllur përkthehet në 47 deputetë. Pra 47 deputetët i cakton sërish kryetari te secila parti. Supozojmë se vetëm dy parti, PS dhe PD do të marrin mbi 50 deputetë, për partitë e tjera nuk ka asnjë vlerë lista e hapur e propozuar. Pra, e gjithë loja e listave të hapura për zgjedhjet e ardhshme do të ketë të bëjë vetëm me fatin e 10 emrave për deutetë dhe jo më tepër. Ndërkohë që edhe këta të 10 janë caktuar aty po nga të njëjtët kryetarë.

Si e vlerësoni rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë politike, a duhet të ketë një presion më të drejtpërdrejtë të tyre në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit, e cila ishte produkt i investimit direkt të diplomacisë së huaj?

Opozita po beson se kjo do të varet vetëm nga ndërkombëtarët. Por nuk e shoh kështu. Për çfarë do t’i bëhet presion Ramës për rregullat e një reforme zgjedhore? Me bllokimin e negociatave? Por bllokimi është shprehur indirekt prej kohësh. Ramën nuk mund ta detyrosh se do të bllokoj negociatat. Ramën mund ta detyrosh të ndryshojë vetëm me premtimin se do t’i hapim negociatat. Dhe ky është goxha ndryshim. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV