Shënohen 108 raste me COVID-19 dhe tre viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar  108 raste pozitive me COVID-19 nga 477 teste të realizuara.

Rastet e reja janë nga: 49 në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 4466 persona, 1820 prej të cilëve janë ende aktive.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit  janë shënuar dhe tre humbje jete për shkak të koronavirusit, ku një prej tyre ka qenë pa sëmundje të tjera shoqëruese. Në total, numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 123.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 60 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)
Testime totale 37311
Raste pozitive 4466
Raste të shëruara 2523
Raste Aktive 1820
Humbje jete 123

(Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 941
Durrës 211
Shkodër 202
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Fier 52
Kukës 49
Elbasan 46
Berat 32
Gjirokastër 23
Dibër 20

Lexo edhe :  Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV