Përndoqi dhe dhunoi ish-gruan, zbardhet vendimi i Gjykatës për Klodian Duro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për ish-futbollistin e Kombëtares Klodian Duro. Duro është dënuar me 6 muaj heqje lirie, pasi ka përndjekur dhe dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Ai akuzohet për tre vepra të rëndë penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Ndërsa ka pranuar gjykim të shkurtuar, dënimi për ish-lojtarin është ulur me 4 muaj burgim. Por pritet që trajneri ta apelojë dënimin e kësaj gjykate dhe ky vendim mbetet pezull deri në vendimin final të Gjykatës së Apelit, kjo nënkupton se ai do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

Rikujtojmë që ai  arrestua më 27 mars pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje.

Gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën “Arrest Shtëpie”.  Ish-lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në banesë dhe vetëm në rast se Apeli lë në fuqi vendimin të Gjykatës Penale, Duro do të vuajë dënimin e katër muajve burgim.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të...

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa...

Alarm në Europë, rritet numri i të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës

Një rritje e numrit të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës po shkakton alarm në Europë. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi për...

Lajme të tjera

Web TV