Shfrytëzonin nipin për të sharë në TikTok, Gjykata lë në burg Natasha Rombulën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisdiksionit Berat rivlerësim të masës, që u krye ditën e sotme.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikot kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, për disa video të shpërndara në rrjetin social TikTok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare./E.T

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV