Drejtësia e re/ BKH-ja edhe një vit pritje, interes i vogël nga “frika” e filtrit

113 563 lexime

77,508FansaPëlqeje

Pas zgjedhjes dy ditë më parë të Aida Hajnas si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në muajin shtator do të nisë puna për rekrutimin e 60 hetuesve që do të jenë pjesë e kësaj strukture. Institucioni më i ri, i cili do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, pritet që të bëhet funksional pas rreth një viti, pasi interesi për të qenë pjesë e kësaj strukture ka qenë mjaft i vogël. Gjithashtu, edhe kalimi në disa filtra i kandidatëve që aspirojnë të bëhen pjesë e BKH-së, do kohën e vet. Nëse puna vijon me ritme të përshpejtuara, atëherë vitin e ardhshëm do të kemi gati institucionin ku i kanë sytë të gjithë shqiptarët.

 

Nga Elvis Myrta

 

Zgjedhja e Aida Hajnës si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit që do të hetojë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, duket se është vetëm gjysma e punës për ngritjen dhe funksionimin e BKH-së. Tashmë ka mbetur që të përzgjidhen hetuesit që do të hetojnë dhe do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Por, përzgjdhja e 60 hetuesve që synojnë të bëhen pjesë e kësaj strukture, do të paktën një vit kohë, kjo pasi kandidatët do ti nënshtrohen testeve dhe trajnimeve të shumta.

Gjithashtu një tjetër pengesë është edhe mungesa e interesit nga ana e kandidatëve, për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazeta “Fjala”, nëpërmjet burimeve të saj nga institucioni i akuzës ka mësuar se numri i aplikantëve që kanë paraqitur interes për të qenë pjesë e “FBI-së shqiptare”, është mjaft i vogël. Puna për të rekrutuar hetuesit që do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta, pritet të nisë në shtator. Kujtojmë se shtatorin e vitit të kaluar KLP, nëpërmjet një njoftimi zyrtar hapi garën për kandidatët që dëshironin të bëheshin pjesë e institucioneve të reja. Gazeta “Fjala”, ka mësuar se numri më i lartë i kandidatëve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e BKH-së, janë nga rradhët e policisë. Mësohet se nga SPAK, janë vetëm 5 OPGJ, të këtij institucioni që kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët që do të bëhen pjesë e institucionit ku janë fokusuar sytë e të gjithë shqiptarëve do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit, por edhe aftësive mendore dhe fizike. Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor. Nëse puna për përzgjedhjen e kandidatëve do të vijojë me ritme të shpejta, ky institucion, i cili tashmë e ka drejtuesin e tij, pritet që në fund të vitit 2020 të ketë marrë formë të plotë, dhe në fillim të vitit 2021 hetuesit e të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare, të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u trajnuar, nga amerikanët.

Akademia e Trajnimeve, ku do të shkojnë hetuesit e BKH-së, ndodhet në Uashington dhe është një strukturë kombëtare me shërbime të plota, ku përfshihen salla konferencash dhe klasa, dhoma për të fjetur, vende për të pushuar, palestër, pishinë, bibliotekë dhe një sallë ngrënieje. Hetuesit e BKH-së, do të trajnohen atje për të identifikuar dhe luftuar tendencat e politikës, ekonomisë a faktorëve të tjerë të jashtëm që të ndërhyjnë në punët e brendshme të policisë. Trajnime do të ketë po ashtu edhe për të shmangur ndikimin e organizatave kriminale në radhët e policisë dhe hetuesve.

Shtetet e Bashkaura të Amerikës, të cilat jo vetëm do të trajnojnë hetuesit e BKH-së me metodat që përdor FBI-ja, por njëkohësisht do ta mbështesin dhe në anën logjistike. Byroja Kombëtare e Hetimit do të zëvendësojë Policinë Gjyqësore të Krimeve të Rënda. Ky organ do të shërbejë vetëm pranë SPAK-ut dhe do të ketë në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do ketë akses në përgjime, në sistemet elektronike dhe në çdo gjë tjetër që konsiderohet e vlefshme për hetimet. Po ashtu, ky organ do të monitorojë anëtarët e SPAK-ut duke u përgjuar telefonat dhe duke u kontrolluar llogaritë bankare. BKH-ja do të ketë në përbërje 60 hetues. Aplikantët për pozicionin e hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.

 

Kriteret që duhet të përmbushë kandidati për hetues në BKH

Rolin kryesor në Byronë e Hetimit do ta kenë hetuesit, të cilët me ndryshimet e reja ligjore do të jenë personat që do të kenë përgjegjësi për hetimin. Hetuesit e BKH-së do të gëzojnë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryejnë hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Kandidati për hetues të këtij institucioni të ri, do të përzgjidhen pas një procesi rekruetimi. Hetuesit e BKH-së rekrutohen nëpërmjet procesit të konkurrimit të hapur dhe testimeve konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik dhe testimit të aftësive fizike.

Lexo edhe :  Mjekja e Infektivit: Një rrëfim nga brenda “zonës së kuqe”

Megjithatë ata/ato emërohen nga DBKH vetëm pasi të kenë përfunduar trajnimin përkatës dhe të kenë kaluar me 69 sukses testimin për aftësitë e nevojshme profesionale. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë plotësuar disa kritere. Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat që dëshiron të jetë pjesë e BKH-së, një nga kriteret kryesore është që të ketë shtetësi shqiptare. Gjithashtu një hetuhes i këtij institucioni duhet që të ketë kryer arsimin e lartë policor, juridik apo kontabilitet, apo arsim të lartë në fusha të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një universitet shqiptar apo të huaj.

Një tjetër kriter i rëndësishëm është që çdo kandidat të ketë më shumë se 1 vit përvojë pune në zbatimin e ligjit apo në një fushë tjetër që ka lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe të ketë përmbushur me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të gjithë aplikuesit për hetues të Byrosë Kombëtare të hetimit duhet të kalojnë me sukses të gjitha fazat e mëposhtme të përzgjedhjes:

Të plotësojnë një aplikim online, përfshirë një CV në formë elektronike, të shoqëruar me dokumente të tjera, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivin për tu punësuar në Byronë Kombëtare të Hetimit; një provim me shkrim dhe me gojë, ku përfshihen teste të nxënies, sjelljes dhe arsyetimit logjik; një provim i zgjeruar me shkrim, ku maten aftësitë e shkrimit të një raporti si dhe niveli gjuhësor; një intervistim nga një panel ku maten aftësitë e komunikimit me gojë si edhe aftësia për t’i komunikuar idetë me efiçencë; një testim i aftësive fizike që mat si forcën, ashtu edhe rezistencën fizike; një hetim i sigurisë së të kaluarës së personit, i cili duhet të konfirmojë se personi nuk ka dënime penale e nuk është shpallur fajtor në të shkuarën; aplikuesi duhet të japë pëlqimin për t’ju nënshtruar një testi poligrafi në lidhje me integritetin. Informacioni në raportin e ekzaminuesit të poligrafit në lidhje me intervistën dhe testin do të merret parasysh gjatë procesit të emërimit dhe të riemërimit.

Zgjedhja e kreut të BKH-së

Institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë së re do të drejtohet nga një grua. E vetmja femër që ishte pjesë e kësaj gare doli e pastër në të treja kriteret dhe për 5 vitet e ardhëshme ajo do të jetë njeriu që do të luftojë korrupsionin në instancat më të larta dhe njerëzit më të fuqishëm të botës së krimit. Dy ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi në unanimitet që Aida Hajnajn të jetë në krye të BKH-së.

Numri dy i Policisë së Shtetit do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili është institucioni që do të hetojë zyrtarët e nivelit të lartë. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK-ut (Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar), një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar, dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Në shumë mënyra BKH-ja është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së, në Virxhinia.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së. Pas 8 muaj verifikimesh SPAK dhe KLP zgjodhën zyrtarisht mesditën e së enjtes drejtuesen e institucionit të ri. Nga 40 kandidatë që ishin në fillim në garën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 4 prej tyre arritën të kalonin me sukses fazat e tjera, të cilat kishin të bënin me testet fizike, shëndetësore, teste me shkrim për njohuritë në krijimin e raporteve.

Për katër kandidatët finalistë vetë SPAK-u ka nisi një proces vetingu, duke bërë verifikime në të tri kriteret, atë të pasurisë; figurës dhe të karrierës. Mes kandidatëve Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Fastaj, e pastër në të trija kriteret doli Hajna. Aida Hajna e cila tashmë do të drejtojë BKH-në mbante potin e zëvendësdrejtoreshës së përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa më herët ka qenë drejtuese e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, drejtuese e Drejtorisë për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe jo vetëm. Tri ditë me parë, pas 8 muajsh verifikimesh SPAK dërgoi në KLP kandidaturën e saj. Ndërsa, mesditën e së enjtes ajo u zgjodh unimanisht nga anëtarët e KLP-së. Pas zgjedhjes së kreut të BKH-së, tashmë SPAK-u do të nisë punën për përzgjdhjen e 60 hetuesve të kësaj strukture. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

45-vjetori i nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit/Meta: Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar sot 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. “Dekalogu...

Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama (FOTO)

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama është përcjellë për në banesën e fundit. Për shkak të pandemisë një numër i kufizuar njerëzish kanë marrë pjesë...

Nënat e 33 kryeministrave shqiptarë/Nga Ismail Qemal Vlora tek Edi Rama

Thonë se pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e mrekullueshme. Për këtë shprehje, atributet zakonisht i takojnë bashkëshortes, por gruaja e parë që...

Lajm i mirë për vaksinën/Ekspertët: Mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet...

Maqedoni e Veriut/ Shënohen 137 raste me C*vid në 24 orët e fundit, 7 persona humbin jetën

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 137 raste pozitive me Covid-19 nq 24 orët e fundit. Numri total i të infektuarve është 10,891 persona. Po ashtu,...

Lajme të tjera

Web TV