Pandemia/ Shterojnë kapacitetet në spitalet Covid, 6 humbje jete dhe 139 raste të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat alarmante të infektimeve të reja me COVID-19, të shoqëruara me rritje të fataliteve, e kanë vënë vendin në alarm. 6 pacientë humbin jetën “në luftën” me koronavirusin. Në dy spitalet Covid ezaurohen kapacitetet spitalore, gati hapja e spitalit Covid-3, ku pritet të rekrutohet stafi mjekësor që shkoi në Itali për 1 muaj.

Nga Ina Allkanjari

Masat e marra deri më tani për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vend, ende nuk po japin rezultatet e dëshiruara. Kurba e të infektuarve me virus vijon të pësojë rritje nga dita në ditë, duke u shoqëruar me një numër të lartë vdekjesh. 6 humbje jete prej koronavirusit rezulton të jetë shifra e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë. Fatkeqësisht, virusi nuk ka të ndalur, krahas rasteve të fataliteteve vijon të rritet edhe numri i personave të infektuar, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Në dy spitalet Covid në vend, Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, regjistrohen rreth 280 të shtruar, ndonëse vetëm 110 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Shqetësuese mbetet edhe rritja e numrit të pacientëve të cilët ndodhen në terapi intensive, si dhe në intubim. Konkretisht në dy spitalet Covid 21 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa 6 të tjerë janë të intubuar. Mungesa e kapaciteteve spitalore i ka vënë në lëvizje strukturat përkatëse, për të mundësuar hapjen e spitalit Covid 3.

Mësohet se do të jetë ish-Urgjenca Kirurgjikale në QSUT, që po përgatitet për t’u kthyer në spital ku do të trajtohen të infektuarit me koronavirus. Nga ana tjetër, një vëmendje e veçantë po u kushtohet rekrutimeve për burime njerëzore, ku mësohet se në spitalin Covid 3 do të rekrutohet edhe stafi mjekësor që shkoi në Itali për 1 muaj, kjo edhe prej eksperiencës së fituar prej tyre, në luftën kundër COVID-19, në vendin fqinj.

Situata epidemiologjike

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Me gjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjekët e familjes, sipas protokolleve të përcaktuara. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitivë, ku 21 pacientë janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu, në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19 vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si të prekur nga COVID-19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në të dy spitalet.

Lexo edhe :  A keni parë mjegull në ëndrrën tuaj? Ja çfarë do të thotë

Humbjet e jetës

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën edhe një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64-vjeçar nga Shkodra, si dhe një 69-vjeçar nga Elbasani.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë

Rritja e rasteve me koronavirus në vend ka risjellë apelimin e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj qytetarëve. Eugena Tomini, shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, u bën thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit.

“Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me COVID-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga COVID-19, që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2, po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm”, shprehet Eugena Tomini.

Sipas shefes se epidemiologjisë në ISHP, në këtë stad ku ndodhet vendi, është i nevojshëm bashkëpunimi dhe respektimi i masave të vendosura. Gjithashtu ajo bën thirrje për përdorim të maskës detyrimisht në të gjitha ambientet e mbylla, ruajtjen e higjienës personale dhe distancimin fizik, për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

COVID-19 – Statistika (5 gusht 2020)

Testime totale          43764

Raste pozitive            5889

Raste të shëruara        3123

Raste aktive                2589

Humbje jete                  182

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë              1451

Durrës                         302

Shkodër           230

Fier                  103

Vlorë               94

Lezhë              86

Korçë              82

Kukës              80

Elbasan            55

Berat               43

Dibër               32

Gjirokastër      26

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV