Tirana, “deja vu” me historinë në Ligën e Kampioneve, kujtime të mira me gjeorgjianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka njohur të dielën në drekë edhe kundërshtarin, me të cilin do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Shorti i veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, i hedhur të dielën në Nion të Zvicrës, ka vënë përballë kampionëve të Shqipërisë, kampionen e Gjeorgjisë, Dinamon e Tbilisit. Për shkak të situatës së vështirë globale të shkaktuar nga epidemia e virusit korona, skuadrat do të luajnë vetëm një ndeshje.

25 herë kampionët e Shqipërisë do të luajnë në Gjeorgji, për shkak se, sipas rregullores, Dinamo doli e para në short. Bardheblutë mund të quhen disi me fat, pasi evituan përballje me 3 kundërshtarë më të fortë si, siç ishin Astana e Kazakistanit, Karabagu i Azerbajxhanit dhe Makabi i Tel-Avivit. Në rast kualifikimi, Tirana kalon në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt, do të kalojë në Ligën e Evropës për të luajtur aty, në turin e dytë.

Ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të luhen në 18 ose 19 gusht. Në rast se ndeshja përfundon në barazim do të luhen 30 minutash shtesë. Nëse sërish rezultati nuk ndryshon atëherë do të kalohet në gjuajtjet e 11 metërshve. Ndërkohë, pas hedhjes së shortit, ka qenë skuadra gjeorgjiane, e cila, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Internet, ka menduar t’u prezantojë tifozëve kundërshtarin e tyre në këtë tur të parë eliminator. “

“Tirana kampione e Shqipërisë, është krijuar si klub një shekull më parë dhe është skuadra më e titulluar në vend, – thonë postimi i Dinamos së Tblisit. – Tirana ka fituar titullin “kampion” 25 herë, 16 herë Kupën dhe 11 herë Superkupën, teksa së fundmi e fituan titullin pas 11 viteve pritjeje. Më i miri i skuadrës ishte Majkëll Ngo, i cili realizoi 13 gola. Argjentinasi Agustin Torasa dhe Elton Kale kanë shkëlqyer në sulm. Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi është gjithashtu i jashtëzakonshëm.”

Lexo edhe :  Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Klubi gjeorgjian është kthyer edhe 17 vjet prapa në histori, teksa ka kujtuar: “Ekipi drejtohet nga 47-vjeçari Emanuel Egbo. Dinamo e Tbilisit dhe Tirana janë përballur në 2003/2004, kur pasi fitonim 3-0 ndeshjen e parë, eliminoheshim nga pika e bardhë e 11-metërshve në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll 3-0 në favor të kundërshtarit.”

Sidoqoftë, vëmendjen e tërheqin komentet e tifozëve, të cilët duket se gjithashtu e njohin mirë skuadrën bardheblu.

“Gjithashtu do të jetë e jashtëzakonshme, pasi portieri që na priti dy 11-metërsh, Emanuel Egbo, tano do jetë trajneri i tyre”, – shkruan një nga tifozët. “Shqiptarët janë me fat, iu ra kundërshtari më i dobët”, – pohon një tjetër komentues. Megjithatë, që nga ajo sfidë e para 17 vjetëve shumëçka ka ndryshuar për të dyja skuadrat dhe, përveç faktit që tërhoqi në short kundërshtaren më të dobët, në letër, Tirana mund të vuajë faktin që dueli i vetëm do të luhet në Gjeorgji./Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV