“Pandemia nuk frenon ikjen e shqiptarëve”/ Panariti: Fatura e autokracisë së partisë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, pas mbylljes së karantinës së Covid-it, nga muaji qershor e në vazhdim ka një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil nga shtetas shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas studimit të publikuar nga revista Monitor të hënën, kërkesat për azil nga Shqipëria janë më të lartat krahasuar me vendet e Ballkanit dhe Europës.

Studimi zbuloi një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian, duke nisur nga muaj qershor, kur mbaroi karantina, edhe pse ata nuk lejohet të udhëtojnë në hapësirën e BE-së gjatë pandemisë.

Lidhur me këtë analizë ka reaguar ish-ministri Edmond Panariti i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, është shprehur se shkaku kryesor është shtypja dhe kufizimi i të drejtave dhe lirive qytetare.

“Kjo është temperatura e etheve të shpërbërjes së vendit. Shumë e lartë dhe në kohë pandemie dhe pavarësisht ndalesave dhe kufizimeve të forta të lëvizjes së lirë. Ky termometër dhe këto kolona tregojnë më shumë se hemorragji kombëtare dhe braktisje.

Aty për analogji dhe korelacion mund të lexosh fare qartë edhe indeksin e krizës ekonomike, financiare, shoqërore, familjare dhe psikologjike tonën në krahasim me vendet e rajonit.

Kriza jonë e gjithanshme, e pandalshme është shumëfish më akute se çdo vend tjetër..

Shkaku kryesor është shtypja dhe kufizimi i të drejtave dhe lirive qytetare. Fatura e autokracisë së partisë shtet”, shkruan Panariti./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Çmenduria nuk ka fund! Makina iu përmbys në mes të rrugës, të aksidentuarat bëjnë selfie

Po, po saktë e lëxuat. Pesë gra në Meksikë, fill pas akistentit rrugor që bënë, me gjak nëpër fytyrë...

Më 3 qershor hapen regjistrimet për çerdhet, më 10 qershor aplikimet për kopshtet

Ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ka qenë emergjente. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës Zhaneta Beqiri...

Pirja e cigareve elektronike për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë astmë

Shkencëtarët nga Universiteti i Hjustonit kanë publikuar një studim që tregon se njerëzit që pinë cigare elektronike në një periudhë shumë të shkurtër kohore mund të...

“Shpirti im ka folur”, rikthehet Mozzik, ja ‘dhurata’ e tij për fansat

Këngëtari Gramoz Aliu i njohur me emrin e artit si (Mozzik) e ka gati albumin e tij të ri. Prej kohësh, reperi ka njoftuar...

Japonia nxjerr pajisjen e parë në botë 6G

Teknologjia ka përparuar ndjeshëm ndërsa lidhja e internetit është përmirësuar në mbarë botën. Ai mundëson që pajisjet dhe aplikacionet tona të bëhen më efikase...

Lajme të tjera

Web TV