Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet të udhëtojë drejt Hagës gjatë këtij muaji, pas ftesës së këtij institucioni për të dëshmuar.
Sipas Gazetës Express, mendohet se Ahmeti do të japë dorëheqjen gjatë muajit shtator pasi procedura e dëshmisë për prokurorët e dhomave të specializuara është e gjatë duke bërë të pamundur kryerjen e detyrave të tij si kryetar partie.
Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.
Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak shkruan Gazeta Express, Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut./Fjala.al/Ke.Ba