Cilën vaksinë anti-Covid do të zgjedhë Shqipëria?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë nuk ka ndërmarrë akoma asnjë hap zyrtar për të siguruar paraprakisht një kontratë për furnizimin me vaksinën anti-Covid. Shpikja dhe hedhja e saj në përdorim është kthyer në një luftë të re të ftohtë, mes fuqive të mëdha, nga Lindja në Perëndim. Ndërsa Rusia ishte e para që deklaroi se e ka gati vaksinën, Kina, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera po punojnë për shpikjen e një vaksine efektive.

Me 250 viktima dhe rritjen e ndjeshme të infektimeve, qeveria shqiptare duhet të bëjë një zgjedhje e cila ndikohet edhe nga “lufta gjeopolitike” e vaksinës së re.

 Lufta sot nuk po bëhet me armë, por me një virus vdekjeprurës që për të nxjerrë në pah fuqinë e një shteti do të matet se kush do ta prodhojë më parë vaksinën anti-Covid që ka gjunjëzuar gjithë botën. Njerëzia në të gjithë globin është e ndarë, edhe kur bëhet fjalë për “certifikimin” e vaksinës kundër COVID-19, aq sa ka protesta, edhe masive, kundër përdorimit të saj me detyrim, duke u futur edhe në skenarët e zinj dhe labirintet konspirative se do të na tranformojnë si qenie njerëzore, apo do të na injektojnë nëpërmjet saj çipe kontrolluese që të heqin aftësinë e të menduarit. Në Shqipëri nuk shtrohet ky diskutim si “shpikës” të saj, por në rast të certifikimit të vaksinës, a do të jemi në gjendje ta sigurojmë në kohë, apo të presim radhën nga fundi.

Pa dyshim, edhe në këtë pikë futen interesa politikë, marrëveshje mes shtetesh, por edhe një anim se cilën vaksinë do të tërheqim, kur kanë nisur eksperimentet finale nga Rusia, Kina, SHBA-ja, Italia apo Gjermania. Qeveria shqiptare, deri më tani, nuk ka bërë të ditur nëse ka kontaktuar ndonjë kompani të veçantë farmaceutike për të siguruar vaksinën për një popullsi rreth 3 milionë banorë të Shqipërisë.

Pak javë më parë, në një reagim të kryedemokratit Lulzim Basha theksohej se Rama dhe qeveria e tij nuk po bën përpjekje, si shumë vende të tjera, për sigurimin e vaksinës. Apo të ketë një fond dhe strategji për blerjen e saj. “Qeveria Rama është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.” – shkruante Basha në një reagim në rrjetet sociale.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të nisë sa më parë punën për përcaktimin e fondeve të nevojshme për vaksinën anti-Covid dhe të nisin bisedimet me BE-në dhe SHBA-në në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër COVID-19, sapo vaksina e re të jetë gati. Basha theksoi se e njëjta mungesë strategjie që Rama ka pasur që prej marsit për të përballuar pandeminë, po vihet re dhe në sigurimin e vaksinës. “Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin, ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve,” u shpreh ai.

Basha kërkoi transparencë dhe për vaksinat e antigripit sezonal, që qeveria duhet të kishte blerë, për fondet që do të vihen në dispozicion për vaksinën anti-Covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine, me qëllim që t’u sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve, sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.

Po për këtë çështje ka folur dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili këtë muaj ishte i infektuar me COVID-19 dhe deklaroi shërimin e tij nga sëmundja. Ai shprehu besimin se kryeministri Edi Rama do ta sillte shumë shpejt vaksinën në Shqipëri, në momentin që ajo do të prodhohej. “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do ta sjellë shumë më shpejt vaksinën, se dikush tjetër që njeriun më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i tij.” – tha Veliaj, duke ironizuar kryeopozitarin Basha.

Por, ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar publikisht se Rusia e ka gati vaksinën dhe do ta hedhë në përdorim dhe se shumë vende kanë nisur të bëjnë porositë për furnizmin me vaksinën e prodhuar nga shkencëtarët rusë.

Në Perëndim është parë me skepticizëm një deklaratë e tillë, ndërsa puna për zhvillimin e një vaksine efektive ka futur në garë universitetet më prestigjioze në botë dhe kompanitë farmaceutike më të mëdha. BBC-ja në një analizë të gjatë për debatet që shoqërojnë shpikjen e vaksinës, shkruan se kurrë më parë një çështje e tillë shkencore të jetë e lidhur kaq fort me politikën.

Vaksina e koronavirusit/ Dredhitë e Rusisë në garë për të qenë e para

Kur Moska njoftoi më 11 gusht se kishte prodhuar vaksinën e parë kundër COVID-19 dhe po e emërtonte “Sputnik V”, mesazhi u kuptua menjëherë. Në vitin 1957, Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar në hapësirë satelitin “Sputnik” dhe nuk vonoi shumë që të fitonte garën. Tani, Rusia pretendon se po shtyn kufijtë e shkencës mjekësore. Por kritikët pohojnë se kjo shtyrje i ka tejkaluar kufijtë. Dhe skepticizmi me të cilin u shoqërua njoftimi është kujtesë e një konkurrence të fortë ndërkombëtare. Në këtë garë ka pasur akuza për shkurtime, spiunazh, xhelozi dhe risqe të marra përsipër në mënyrë aspak etike.

Vaksina anti COVID-19 është një nga çmimet mjekësore më të vlefshme dhe të kërkuara me padurim në kohët moderne. Kjo jo vetëm për shkak të përfitimeve të jetës, por edhe premtimit për t’i dhënë fund përçarjes, lavdisë dhe vlerësimit për ata që ia dalin mbanë. “Unë kurrë nuk kam parë që aksionet politike për një produkt mjekësor të jenë kaq intensive”, thotë Laërence Gostin, profesor i të drejtës globale të shëndetit në Universitetin Georgetoën, SHBA.

“Arsyeja që vaksina anti COVID-19 ka marrë një simbolizëm të tillë politik është se superfuqitë e kanë parë vaksinën si projeksion të aftësive të tyre shkencore, duke vlerësuar kështu në fakt sistemin e tyre politik si superior.” Aktualisht, ka rreth gjashtë kandidatë kryesorë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përfshirë tre në Kinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në SHBA dhe një partneritet gjermano-amerikan.

Thomas Bollyky, drejtor i programit global të shëndetit në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Normalisht duhen vite për të zhvilluar një vaksinë. Dhe ndërsa të gjithë zhvilluesit po kërkojnë t’i përshpejtojnë gjërat, regjistrimi i “Sputnikut” nga Rusia ka ngritur shqetësime për shkurtimin e procesit normal.

Në korrik, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kanadaja akuzuan agjencitë spiune të Rusisë për pirateri informatike, diçka që Kremlini e mohoi. Asokohe, burimet e inteligjencës pretendonin se Rusia kishte vjedhur të dhëna gjatë kërkimeve shkencore. Po atë muaj, Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzoi dy hakerë kinezë që synonin zhvillimin e vaksinave në emër të shërbimeve të inteligjencës së Pekinit.

Kina e ka mohuar me forcë këtë dhe ka thënë se ka ndarë informacione rreth virusit, duke bashkëpunuar me partnerë të huaj. “Janë ndjekur rrugë të shkurtra, veçanërisht në rastin rus”, thotë Thomas Bollyky, drejtori i programit global të shëndetit në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme. “Nuk është e vështirë të zhvillosh një vaksinë

Vështirësia qëndron tek të provuarit se një vaksinë është e sigurt dhe efektive. Dhe nëse vendet janë të interesuara vetëm për hallkën e parë, pa dyshim që ato mund të marrin përsipër rrugë të shkurtra.” Vendimi i Rusisë për ta regjistruar vaksinën “Sputnik” përpara gjyqeve në shkallë të gjerë, pa publikuar të dhëna kërkimore, prodhoi kritika në Perëndim.

Dr. Anthony Fauci, një nga anëtarët më të spikatur të taskforcës koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, nuk beson se rusët kanë provuar që vaksina e tyre është e sigurt dhe efektive. “Dyshoj seriozisht”, u shpreh ai lidhur me “Sputnik V”. Në Moskë, deklarata të këtij lloji janë hedhur poshtë, duke i konsideruar si produkt xhelozie.

Lexo edhe :  Qeveria përcakton bonusin e pranverës për pensionistët/ Ja si ndahen kategoritë

Ndërkohë, Kina, gjithashtu, ka ndjekur me shpejtësi një pjesë të kërkimeve të saj. Kompanitë farmaceutike kineze kanë thënë që drejtuesve të vjetër u është dhënë shtysë për ta “testuar paraprakisht” vaksinën e tyre, një veprim që synon të tregojë gatishmërinë e personave përgjegjës për të marrë rreziqe dhe për të bërë sakrifica. Në Rusi, Vladimir Putin tha se vajzës së tij i ishte dhënë një dozë e vaksinës “Sputnik”. Dhe raportet që të dy vendet planifikojnë të testojnë vaksinën mbi forcat e tyre të armatosura kanë çuar në shqetësime etike, pasi ata individë mund të mos jenë në gjendje të japin pëlqimin e duhur. Një vaksinë që po zhvillohej nga firma kineze “CanSino”, duke punuar me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit, u aprovua për t’u përdorur në personel ushtarak në qershor, para se të fillonin gjyqet e fazës së vonë, që ndryshe njihet si faza 3. “Ne kemi një grup normash etike për hulumtimin e pjesëmarrësve, për t’i mbrojtur ata nga abuzimet”, thotë Gostin.

Karburant për antivaksinë

Dështimi i të vendosurit për një vaksinë përmes provave të plota dhe nxitimi për të nxjerrë një të tillë në treg, mund të çojë në përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Nga ana tjetër, një ilaç që rezulton të ketë efekte anësore serioze, mund të nxisë lëvizje kundër vaksinimit. Shumica e programeve të zhvillimit të vaksinave janë ndërmarrje tregtare dhe shpesh bazohen në bashkëpunim ndërkombëtar. Por kjo nuk ka ndaluar që qeveritë t’i shohin ato si një simbol të prestigjit kombëtar, aftësisë shkencore, dhe si një mjet për të kundërshtuar kritikat se si ata janë marrë me krizën.

“Ajo që i ka shtyrë disa vende të jenë veçanërisht konkurruese në lidhje me zhvillimin e një vaksine, janë kryesisht shqetësime të brendshme në lidhje me perceptimin se si ato janë përballur me këtë pandemi”, thotë Bollyky. Administrata e Trump-it në SHBA ka qenë nën presion të fortë në këtë vit zgjedhor. Ashtu si Moska, ajo nuk ka qenë e stepur nga krahasimet e bazuara në hapësirë, duke e emërtuar projektin e saj për ta shpërndarë vaksinën “Operacioni Ëarp Speed” – një referencë nga seriali televiziv Star Trek.

Në Mbretërinë e Bashskuar, një vaksinë e suksesshme, e rritur në shtëpi, do të forcojë qeverinë e kryeministrit Boris Johnson, i cili nuk shpëtoi dot pa u prekur nga COVID-19. Sekretari i tij i Shëndetit, Matt Hancock, ka thënë: Britania vazhdon të udhëheqë botën në zhvillimin e vaksinave. Mbretëria e Bashkuar, si të tjerët, ka mbrojtur bastet e saj, duke siguruar kontrata për të blerë vaksina të tjera, në rast se ato rezultojnë të suksesshme. Por kjo ka ngritur shqetësime për një aspekt tjetër të garës.

Nacionalizmi vaksinues

“Ekziston me siguri nacionalizmi i vaksinave midis vendeve perëndimore”, thotë Thomas Bollyky. “Sikundër po shihni në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, forma ka të bëjë me bllokimin e dozave të mëdha fillestare të furnizimeve me vaksina.

” Sigurisht, nacionalizmi po ngrihej edhe para se koronavirusi të rriste kokën. Por sëmundja i ka fuqizuar ato forca. Nxitimi fillestar për të kapur ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale bëri që vendet ta tejkalonin njëra-tjetrën me para në aeroporte, për të siguruar dërgesat, duke theksuar varësitë nga furnizimet e huaja dhe duke nxitur një shtytje për më shumë kapacitete shtëpiake. Për diskutimet rreth një vaksine që shpërndahet ndërkombëtarisht, ata që e zhvillojnë atë së pari mund të jenë në gjendje të sigurojnë që kanë përparësi për të shpëtuar jetë dhe për të lëvizur ekonomitë e tyre.

Po kështu, mosarritja e furnizimeve mund të çojë në zemërimin e publikut dhe në pyetje në lidhje me kompetencën. Kreu i OBSH-së lëshoi një thirrje të përsëritur më 18 gusht që vendet më të pasura të bashkohen me një program global, për të shkëmbyer vaksina me vendet e varfra. “Ne kemi nevojë për parandalimin e nacionalizmit të vaksinave”, tha ai. Vendet gjithashtu mund të ofrojnë qasje vaksinash në vendet e tjera, si një mjet të diplomacisë, për të kërkuar favore dhe mbështetje.

Bollyky beson se “çdo qeveri me furnizim të hershëm përfundimisht do t’i mbajë disa prej këtyre furnizimeve për një formë të diplomacisë.” Të jesh i pari në treg, nuk do të thotë që një vaksinë do të jetë më e efektshmja dhe ekspertët paralajmërojnë që kjo nuk është një garë ku do të ketë një fitues të vetëm ose një linjë mbarimi. Kjo do të thotë që rivalitetet rreth zhvillimit dhe furnizimit të vaksinave vetëm mund të fillojnë.

Përgatiti: Alessia Selimi

 COVID-19/ Në dy ditë 297 të prekur dhe 10 viktima

Bilanci i viktimave dhe infektimeve të reja me COVID-19 vijon të rritet ndjeshëm në vendin tonë. 297 raste të reja janë shënuar në dy ditët e fundit të infektuar me COVID-19. 145 raste u shënuan të shtunën, ndërsa 152 raste u shënuan dje. Ministria e Shëndetësisë thekson se gjatë kësaj jave kemi pasur një kurbë të qëndrueshme, për sa u përket të prekurve me virusin që ka “pushtuar” mbarë globin.

Për sa u përket bilanceve të koronavirusit, fatmirësisht, këtë të diel kishte një lajm të mirë, pasi sipas autoriteteve 148 persona e fituan betejën me koronavirusin. Fatkeqësisht, në këto 48 orë humbën jetën 10 persona, 5 të shtunën dhe 5 të dielën, duke e çuar në 250 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë, gjatë konferencës për mediat, tha se në 24 orët e fundit në total u kryen 785 testime. Nga këto, pozitivë me COVID-19, rezultuan 152 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 8427. Personat që kanë humbur jetën dje janë një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi, një 74-vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri më i lartë i të prekurve me virusin e rrezikshëm ishte në kryeqytet, me 74 raste. 21 raste në Durrës; 13 në Korçë; 12 në Elbasan; 8 në Lezhë, nga 3 raste u shënuan në Shkodër, Gjirokastër e Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet Covid janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe, aktualisht, janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID-19, sipas protokolleve përkatëse.

Tabelë

Situata epidemiologjike në vend

 

Numri total të testuar            56057 (1,43% e popullsisë)

Numri i të infektuarve             8427  (14,60% e totalit të rasteve të testuara)

Numri i rasteve aktive            3845

Të spitalizuar                           148

Numri i vdekjeve                    250

Numri i pacientëve të shëruar 4332

Mosha mesatare e të infektuarve 48,8 vjeç

Mosha mesatare e pacientëve të spitalizuar 63 vjeç

Humbje jete sipas qarqeve

Qarku Tiranë 120 persona

Shkodër 35

Durrës 34

Fier 12

Elbasan 11

Korçë 10

Lezhë 8

Kukës 6

Vlorë 6

Dibër 4

Gjirokastër 3

Berat 1

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1952

Durrës  505

Shkodër   301

Fier   187

Lezhë   169

Korçë   174

Vlorë    137

Kukës   129

Elbasan 134

Berat     65

Gjirokastër 47

Dibër  45

 

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV