“Demagogji me jetën”, Eksperti i shëndetësisë: S’ka infermierë të rinj, po mbushen vendet e të larguarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratave nga ministrja e Shëndetësisë ditën e sotme ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Gazment Koduzi.

Eksperti i Shëndetësisë është shprehur se nuk nuk janë shtuar infermierë të rinj por janë mbushur vendet e infermierëve të larguar nga vendi.

Më tej, Koduzi analizon edhe gjendjen e shëndetësisë në vend, duke thënë se qeveria deri tani ka bërë vetëm demagogji.

Postimi i ekspertit të Shëndetësisë Gazment Koduzi:

Sot, Ministri Shëndetësisë deklaroi se 48 infermierë iu bashkuan ekipit të QSUT. Në pamje të parë është një lëvizje për tu përshëndetur sepse ndihmon në ofrimin e kujdesit më cilësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe trajtohen me covid-19. Por a është me të vërtet rritje e numrit të infermierëve në QSUT apo mbushja e vendeve bosh nga largimi infermierëve? A duhet të gëzohemi për këtë “sukses”?

ABSOLUTISHT JO! Qeveria që në krye të herës së situatës me covid-19 ka bërë vetëm demagogji, dhe asnjë masë serioze që ti paraprijë ose zgjidh problemet që paraqet situata. Një prej shumë elementëve që ka ceduar në cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalet covid ka qenë kujdesi infermieror.

Kjo, jo për fajin e infermiereve që shërbejnë natë e ditë me një ngarkesë skllavërore, por për shkak të pamundësisë fizike dhe kohore për ta kryer detyrën si duhet. Informacionet thonë që në Sauk janë 4 infermiere për një pavion me 37 pacientë, ku gjysma e krevatëve janë semiintensivë, pra 1 infermiere për 9 pacientë. Kjo infermiere duhet të kujdeset për higjenën e tyre, t’i ushqejë, ‘tu japin mjekimin, si dhe të kujdesen për parametrat jetësorë, të kujdesen për maskën nëse janë me apart C-PAP ( që aktualisht plotësojnë vetëm 40% të nevojave, pra kanë nevojë për më shumë C PAP) apo për burimet e oksigjenit.

Lexo edhe :  Fjalimi politik/ Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Pse takimi është historik

A mund të na thojë Ministri sesa prej 50 infermiereve që dërgoi në Sauk disa javë më parë kanë qendruar në detyrë? Gojët e liga thonë që shumica ja mbathën që ditët e para kur panë kushtet në tëcilat punohej, dhe sot kanë ngelur më pak se 16 veta. A kryen kujdes cilësor  1 infermiere për 9 pacientë?

A I pyetën kolegët italianë që erdhën se sa ishte raporti pacient infermier për një kujdes cilësor? Në itali kanë një raport 1 pacient/ 2 infermierë për pacientët covid, për të dhënë kujdes cilësor. Në Shqipëri sot janë 151 pacientë të shtruar që duhet të kishin në dispozicion 151 x 2 infermiere x 3 turne= 906 infermiere në të dy spitalet.

Kot sa I pyes, sepse këtë llogari nuk e kryen asnjë, sepse Komiteti nuk ka asnjë planifikues apo menaxher shëndetësor në përbërje. Sot janë pa punë rreth 4000 infermierë në Shqipëri, dhe mjafton vetëm dëshira dhe vizioni për ti punësuar. Do të quhej një arritje, nëse Ministri do të thoshte që arritën standartin e kujdesit cilësor ndaj pacientëve duke vënë në dispozion 906 infermierë.  Cdo fjalë apo veprim tjetër është vetëm demagogji me jetën e shqiptarëve. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV