Me drager e dron/ Policia ‘bën kërdinë’ me gjoba, pezullon 21 patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se për 12 orë ka mbajtur nën vëzhgim autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe aksin Elbasan-Peqin.

Sipas policisë rrugore, janë marrë masa të rrepta, duke vendosur 75 gjoba dhe 21 shoferëve iu është marrë patenta.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Radar, drager e dron në akset rugorë Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan-Peqin ???✍

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me ? në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara, të cilat janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontrollet në këto akse rrugore janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h. ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju ?

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë.

Lexo edhe :  Vazhdon lufta mes Angelina dhe Brad, çfarë po ndodh me pasuritë miliona dollarëshe

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

E rëndë/ 41-vjeçarja bie nga kavo e ‘zipline’ mbi parkun piktoresk, humb jetën (Foto)

Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po rrëshkiste në parkun Bitto në...

Lajme të tjera

Web TV