Ushtria amerikane zhvillon inteligjencën artificiale, ‘qentë robotë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar “qentë robotë”, të cilët janë planifikuar të shërbejnë në sigurinë e bazave tokësore, krahas testimit të Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave, i cili përfshin shumë teknologji digjitale.

Forcat Ajrore testuan Sistemin e Avancuar të Menaxhimit të Betejave, i cili do të sigurojë një rrjet të mbledhjes dhe ndarjes së të dhënave në kohë reale midis forcave amerikane në rajone të ndryshme.

Në teste, ku u provuan detektimi i imitimeve të raketave lundruese ruse dhe gjuajtja e tyre në ajër, u testuan sistemet 5G, 4G, sistemet e të dhënave “cloud”, inteligjenca artificiale dhe qarkullimi në kohë reale i të dhënave duke përdorur teknologji të reja.

Testet janë zhvilluar nga 60 ekipe në 70 rajone të ndryshme.

Testimi i robotëve katërkëmbësh të zhvilluar nga Ghost Robotics, të njohur si qenë robotë, janë testuar në Bazën Ajrore Nellis në Nevada.

Robotët e tipit “Vision 60” të kompanisë janë zhvilluar si pjesë e Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave për të kryer shumë detyra, si zbulimi, detektimi dhe hartëzimi në afërsi të bazave ushtarake, transmeton aa.

Siç thuhet, roboti, i cili ka një dizajn të afërt me strukturën ergonomike të qenit, është më i përparuar sesa mjetet tokësore pa pilot të përdorura më parë për sa i përket fleksibilitetit dhe shpejtësisë, si dhe aftësisë së transferimit të të dhënave digjitale.

Pentagoni planifikon të shpenzojë 3,3 miliardë dollarë për pesë vjet për zhvillimin Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Në orën 13:00, do të mbahet një seancë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se...

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”/ Ish-konkurentja e BBVA humb njeriun e zemrës

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP1” si dhe këngëtarja Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një...

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Lajme të tjera

Web TV