Me fillimin e vitit të ri shkollor në të gjithë Shqipërinë punonjësit e arsimit i janë nënshtruar testit të koronavirusit. Një ditë më parë në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, pesë mësues.
Bëhet me dije se mësuesit ndodhen të izoluar në banesat e tyre, ndërsa në vendin e tyre janë vendosur mësues të përkohshëm.
Gjithashtu dhe në gjimnazin “Abaz Shehu”, në Tepelenë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus sekretarja e këtij gjimnazi si dhe një mësuese.
Nën masat e pazakonta, 480 mijë nxënës u ulën ditën e sotme në bankat e shkollës./Re.Gu/Fjala.al