Detaje nga atentati me eksploziv/Nipi i Gjinit: Më kërkoi makinën pasi e tija s’kishte karburant(Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e kryer mbrëmjen e djeshme mbi Preng Gjinin. Nipi i Preng Gjinit, Fatjon Dautaj ka deklaruar përpara policisë që Prenga i kërkoi mjetin “Benz A Class” pasi e tija ” ML” s’kishte karburant.

Gjatës dëshmisë së tij, nipi i Preng Gjinit shtoi se sapo ishte kthyer nga nga Lushnja ku merret me tregtimin e librave. Siç kemi raportuar më herët Gjini lëvizte gjithmonë me kushëririn e tij në vendin e pasagjerit.

Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit. Në momentin e shpërthimit ai ka qenë vetëm në makinë ndërkohë që sasia e eksplozivit ishte vendosur në vendin e pasagjerit.

 

Aktualisht Gjini ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar. Shpërthimi i eksplozivit i ka shkaktuar 51-vjeçarit dëmtime në kokë, në fytyrë në duar dhe sipas burimeve Gjinit i është hequr një pjesë e zorrëve pasi ishte dëmtuar shumë.

Deri në këto momente policia ka shoqeruar 6 persona si të dyshuar apo mund të jenë në dijeni për atentatin ndaj Preng Gjinit. Personat e shoqëruar janë nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni. Policinë ka marrë tabulatet telefonike në katër antenat e zonës Vasil Shanto për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e një atentati për hakmarrje, në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit. Gjini jetonte vetëm pasi gruaja dhe vajzat e tij jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ‘shpërthen’ ashpër: Do ju shaj gjithë jetën që…

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi. Pas kësaj, ai...

Lajme të tjera

Web TV