Kryevirologu amerikan Fauci: Kemi gabuar me asimptomatikët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kemi gabuar me asimptomatikët Sars-CoV-2”. Kështu u shpreh kryevirologu amerikan Anthony Fauci i cili theksoi se “Ajo që nuk e dinim në fillim ishte se rreth 45-45% e rasteve të infeksionit janë asimptomatikë”.

Sipas Fauci, studimet e fundit kanë treguar se ndoshta deri në 50% e transmetimeve ndodhin nga një person asimptomatike te një personi i pa infektuar.

Për të rishikuar rolin e asimptomatikëve, Fauci tha gjithashtu se “Ne nuk mund ta injorojmë infeksionin asimptomatik të Sars-Cov-2, “sepse ky është një komponent i rëndësishëm i pandemisë.”

“Ndonjëherë” ndodh të bësh “një deklaratë bazuar në të dhënat që ke”, nënvizoi eksperti i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Niaid), teksa më herët kishte deklaruar se asimptomatologjia nuk dukej se kryesonte pandeminë dhe se transmetimi prej tyre dukej i rrallë.

“Një nga gjërat që kam mësuar gjatë viteve – tha Fauci- është se të dhënat evoluojnë dhe duhen ndryshuar udhëzimet dhe rekomandimet”.

Duke folur në lidhje me vaksinat në zhvillim, eksperti amerikan tha se ato janë “Një arritje e pashembullt për komunitetin shkencor, e bërë e mundur nga dekada përparimesh në teknologjinë e vaksinave dhe një qasje e koordinuar strategjike nga të gjitha qeveritë, industria dhe akademitë.

Ai gjithashtu njoftoi se sot ka nisur faze e tretë e provave klinike e vaksinës që po zhvillohet nga kompania farmaceutike Jannsen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV