Tentoi të vriste një person, kapet në Elbasan i dyshuari për ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri, i dyshuar për tentativë vrasje ndaj një personi, ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit.

I arrestuari është 25-vjeçari Rafael Greca, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Kapja e tij u bë gjatë kontrollit të territorit nga policia me mbështetjen e FNSH dhe repartit RENEA, për kapjen e personave të cilësuar kontigjentë kriminalë.

Ndaj Rafael Greca, 25 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

I riu në bashkëpunim me shtetasin E.T., i cili është shpallur në kërkim policor, më datë 26 shkurt, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën

Aktualisht vijon puna për kapjen edhe të shtetasit E.T., ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për ndjekje të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV