Ku do të kandidojë? Rama shuan çdo dyshim: Këtu do të jem edhe pasi të mos jem Kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ku ndodhej në aktivitetin për prezantimin e projektit të parkut të ri në Lungomare, ka hedhur poshtë çdo dyshim pas spekulimeve ai do të kandidonte në zonën e Durrësit.

Shefi i qeverisë u shpreh i bindur se ai dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës në Zgjedhjet e 25 Prillit.

“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto si pa këto. I fitojmë se përtej shumë individëve dënglaxhinj, populli është më i mençur se secili prej nesh veç e veç.

Asnjë individ nuk është populli. Askush nuk ka mandat dhe të drejtë të asi në emër të popullit që et kur i vjen dita dhe jam i sigurt që do asi prapë drejt dhe do t’i japi Zotit atë që është e Zotit dhe Çezarit atë që është e Çezarit”, u shpreh Kryeministri.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste. Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë. E di nga rruga ku jam, a ka valë a s’ka valë telefoni, saqë kur jam në makinë i them tjetrit do të marr më pak më vonë se do më ikin valët”

Lexo edhe :  Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit. Duke u...

DPA memorandum mirëkuptimimi me simotrën italiane

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën...

Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se numri i mjeteve, kamionave dhe...

112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e...

Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos, dhjetëra viktima

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë. Autoritetet evidentuan së paku...

Lajme të tjera

Web TV