Sërish luftime të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet, më të ashprat që nga viti 2016. Ndërkombëtarët kërkojnë armëpushim të menjëhershëm.

Siç njofton korrespondenti i Deutsche Welles në Erivan, kryeqytetin armen janë mbledhur në qendër turma njerëzish të gatshëm për të shkuar në frontin e luftës. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashijan ka bërë të ditur në twitter, se „pala armene” ka shkatërruar dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre drone armene. Ai ka shpallur edhe gjendjen e luftës. Nuk ka të dhëna të sigurta, nëse goditja është kryer nga ushtria armene apo rebelët në Republikën e vetëshpallur të Nagorni Karabakut. Sipas rebelëve sulmet kanë filluar nga Azerbajxhani.

Ushtria azerbajxhanase ka bombarduar rajonin e banuar me shumicë armene të dielën në mëngjes, thonë rebelët. Aty janë goditur edhe objektiva të kryeqytetit rajonal, Stepanakert të Nagorni Karabakut. „Kjo nuk ka ndodhur që në vitet 90-të”, i ka thënë Deutsche Welles gazetarja e ARD-së dhe njohësja e rajonit, Silvia Stöber. Sipas Stöber, Turqia e mbështet më shumë Azerbajxhanin e „kjo mund të ketë motivuar udhëheqjen në Azerbajxhan të shkallëzojë situatën.

Reagime ndërkombëtare: Armëpushim i menjëhershëm

Luftimet kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Rusia u ka bërë thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm në rajon. Kurse Franca ka apeluar, ashtu si BE, që si Armenia edhe Azerbajxhani të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

Nën drejtimin e Francës, Rusisë dhe SHBA, grupi i ashtuquajtur, grupi i Minskut i OSBE përpiqet të negociojë që nga viti 1994, por bisedimet megjithatë nuk kanë sjellë rezultat. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas shpërthimit të konfliktit luftarak ka kërkuar uljen e menjëhershem të armëve. Maas është i alarmuar për përplasjen masive mes dy vendevde dhe raportimet për viktima civile. Turqia i ka bërë thirrje Armenisë të heqë dorë nga „qëndrimi armiqësor”. Ankaraja është aleat i rëndësishëm i Azerbajxhanit./DW

Të fundit

Tragjedia në Koçan/ Merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup. Kjo sa i përket...

Merr flakë një godinë në Elbasan, rrezikohen banesat rreth saj

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas informacioneve, mësohet se vatra e zjarrit është përhapur në një godinë,...

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës

Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin...

Aksident në Fier, përplasen gjashtë automjete

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në lagjen “ 15 Tetori” në Fier. Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se si pasojë...

Trofeu “Dita e verës”, aktiviteti çiklistik në Elbasan tërheq vëmendjen e vizitorëve

Në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është bërë traditë, është zhvilluar trofeu “Dita e Verës” në çiklizëm, një aktivitet që ka tërhequr vëmendjen e...

Lajme të tjera

Web TV