Gjykata e Durrësit ” ka vendosur masën “Arrest me burg” për shtetasin L.Kurti këtë të martë.
Ai ra në prangat e policisë pak ditë më parë sepse dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij.
39-vjecari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitura”. Prokuroria ka ngritur akuzën pas denoncimit që ka bërë e mitura me nënën e saj.
Ekspertiza mjekoligjore ka provuar pretendimet e vajzës 14-vjeçare e cila gjithçka ia kishte treguar të ëmës. Të dyja iu drejtuan Komisariatit të Policisë me padi pak ditë më parë për 39-vjeçari.
Një detaj i rëndë është që abuzimi ka ndodhur për katër vite rresht, sipas deklarimeve të së miturës.
Pa.Va/Fjala.al