Rumani/ Fiton zgjedhjet lokale edhe pse kishte ndërruar jetë një javë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zgjodh nga një shumicë votash si kryebashkiak në Rumani të dielën megjithëse ndërroi jetë një javë më parë.

Ion Aliman fitoi 1057 nga 1600 votat në Komunën Deveselu pavarësisht se kishte vdekur në 17 shtator në moshën 57-vjeçare si pasojë e coronavirusit.

Fletëvotimet u shtypën me emrin e tij para se ai të ndërronte jetë dhe nuk pati kohë që të ndryshoheshin.

Një gazetar vendas shpjegoi për Euronews se vendasit e çmonin Aliman, ndaj votat ishin një shfaqje simbolike e mbështetjes, aq edhe një mesazh politik për kundërshtarët e tij.

Anëtarët e këshillit lokal do të caktojnë një nënkryetar bashkie për ta zëvendësuar atë deri sa të zhvillohen zgjedhjet e reja. Nënkryetari aktual i bashkisë Nicolae Dobre, i cili është nga e njëjta Parti Social Demokrate si Aliman po planifikon të kandidojë për pozicionin.

Mircea Preotescu, zëdhënës i Zyrë Qendrore të Zgjedhjeve në Rumani, shpjegoi: “Pasi të vërtetohet vlefshmëria e procesit të votimit, ka shumë të ngjarë që Zyra Zgjedhore do të pranojë, bazuar në një dokument ligjor, të mundësuar nga familja, faktin se fituesi i zgjedhjeve ka ndërruar jetë”.

Aliman rezultoi pozitiv me Koronavirus në 4 shtator dhe vdiq 13 ditë më pas në një spital në Bukuresht. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV