Shqipëria përvijon endjen 10-ditore ish-sovjetike, por vetëm 8 paraqiten në Durrës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 8 futbollistë ishin të dielën të pranishëm në kampin stërvitor në Durrës. Kombëtarja përballet në një miqësore me Armeninë më 7 tetor 2020 dhe, për shumë arsye, kryesisht sportive dhe logjistike, kuqezinjtë ende nuk kanë mbërritur në kampin e tyre stërvitor në Durrës. Kronika në vijin na njeh me programin mediatik të Kombëtares, në prag të kësaj miqësoreje, por edhe dy përballjeve zyrtare të Ligës së Kombeve të Evropës.
Miqësorja e 7 tetorit me Armeninë ka nisur në fakt me konferencën për shtyp të trajnerit Edoardo Reja, të dhënë të shtunën, por e diela ka qenë një ditë tejet e qetë në kampin kuqezi në Durrës. Vetëm 8 futbollistë nga 29 të thirrur nga trajneri italian kanë qenë të pranishëm në kampin kuqezi, ndërsa të tjerët pritet të vijnë të hënën ose të martën. Më 5 tetor është programuar një konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Stadiumin “Arena Kombëtare”, në ora 14:00, e ndjekur, 3 orë më pas, nga një seancë stërvitore në Stadiumin tjetër të kryeqytetit, atë “Selman Stërmasi”.
Më 6 tetor, sikundër ndodh zakonisht një ditë përpara ndeshjes, do të jetë konferenca për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, në “Arenën Kombëtare”, në ora 10:00, e ndjekur menjëherë nga seanca stërvitore në “Selman Stërmasi”. Paskëtaj kuqezinjtë do të nisen drejt Jerevanit, ku të mërkurën e 7 tetorit do të përballen në miqësoren me Armeninë vendase, në takimin që nis në ora 17:00 (me orën lokale të Armenisë, në ora 15:00 me orën e Tiranës).
Ndërkaq, po në kryeqytetin armen, si më datë 8, ashtu edhe më datë 9 tetor, do të mbahen në drekë konferenca ditore e shtypit, me dy futbollistë të Kombëtares, e ndjekur nga seanca stërvitore, ndërsa më pas do të vazhdohet me udhëtimin drejt Kazakistanit, atje ku të shtunën, më 10 tetor, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Kazakistanin, në ora 19:30 (me orën lokale të Kazakistanit, 15:30 me orën e Tiranës, e ndjekur nga seanca stërvitore.
Dhe pas ndeshjes me kazakët, që luhet në ora 19:00 (me orën lokale të Kazakistanit, 15:00 me orën e Tiranës), do të mbahet të hënën e 12 tetorit konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Almati, duke nisur nga ora 14:00 (me orën lokale të Kazakistanit, 10:00 me orën e Tiranës), e ndjekur nga seanca zyrtare stërvitore, që do të mbahet në ora 18:30 (me orën lokale të Kazakistanit, 14:30 me orën e Tiranës).
E marta e 13 tetorit do ta gjejë Kombëtaren në Vilnius, aty ku, një ditë përpara ndeshjes me Lituaninë, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, në ora 18:30 (me orën lokale të Lituanisë, 17:30 me orën e Tiranës), e ndjekur menjëherë nga seanca stërvitore, që do t’i paraprijë ndeshjes së 14 tetorit me përfaqësuesen e vendit baltik, që luhet duke u nisur nga ora 19:00 (me orën lokale të Lituanisë, 18:00 me orën e Tiranës).

Të fundit

Barazim spektakolar në “Villa Park”, Chelsea i mohon fitoren Aston Villas

Barazim spektakolar  2-2 mes Aston Villas dhe Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.Blutë e Londrës e nisën...

VIDEO/ Lazio merr një fitore me vlerë ndaj Veronës dhe shkon në -3 nga Roma

Lazio fitoi minimalisht me Veronën në “Olimpico” në javën e 34-t të Serisë A dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 55 pikë, tri...

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë!

Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në Superligë. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete...

Hekurudha Vorë – Hani i Hotit/ Trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH

Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit ka zbuluar detaje nga projekti për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit. Muka...

“Ai është Edi Drama”, Meta ‘thumbon’ kryeministrin: Përfaqëson një qeveri të kalbur

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në këto momente pranë Rrugicës së Shpresës, poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky...

Lajme të tjera

Web TV