Takimi me Komisionerin Varhelyi/ Basha zbulon detaje: Ja çfarë diskutuam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe pas takimit me Presidentin Ilir Meta, Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit ka zbuluar detaje nga ky takim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se një nga temat kryesore në bisedën me Komisionerin Varhelyi ka qenë reforma zgjedhore.

Postimi i Bashës:

“Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen.

Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standardin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.
E sigurova Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.”, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Letra e ndjerë e Lori Hoxhës për të atin, në 16 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump: Emigrantët e paligjshëm po krijojnë një “ushtri” për të sulmuar amerikanët

Kandidati republikan për president, Donald Trump, pretendoi të enjten, pa ofruar prova, se emigrantët nga Afrika, Lindja e Mesme...

Orban: Perëndimi po përgatitet për luftë me Moskën

“Deklaratat e politikanëve dhe gazetarëve perëndimorë tregojnë se Europa po përgatitet për një luftë me Rusinë”. Kështu ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shpjeguar...

Nxënësit i rikthehen bankave të shkollës këtë të shtunë, ja shkaku

Ditën e nesërme, edhe pse e shtunë, nxënësit e arsimit parauniversitar do të shkojnë në shkollë për të zhvilluar proces mësimor. Ky vendim është marrë...

“Plan kombëtar për sigurinë gjatë sezonit”/ Balla: Gati 6 stacionet shtesë të policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi se ka nisur zbatimi i planit kombëtar “Safe Stay in Albania” për të garantuar një sezon turistik. I...

Kumbaro: Në 4 muajt e parë të 2024, 40 përqind më shumë turistë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se zhvillimi i infrastrukturës rrugore, po krijon destinacione të reja, që më parë nuk ishin të...

Lajme të tjera

Web TV