Ndërpriten seancat gjyqësore në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Ky vendim është marrë ditën e sotme, pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Por pavarësisht kësaj gruaja vijonte punën dhe në momentin kur u zbulua infektimi, u ndërpre puna.
Gruaja u detyrua të karantinohej, ndonëse deri më tani nuk ka shfaqur simptoma.
Pritet që në vijim të merret vendim nga Gjykata, lidhur me ecurinë e mëtejshme të punës.
Ministria e Shëndetësisë tha ditën e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Rastet aktive të konfirmuara janë 5273, ndërsa i viktimave ka shkuar në 411./Bl.Ba/Fjala.al