Manastirliu thirrje Bashës: Lëri planet e pikat, duhet të bëhemi bashkë për të fituar betejën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, falënderoi të gjithë qytetarët, që zbatuan vendimin e qeverisë dhe vendosën maskat ditën e sotme, ndërsa theksoi se nëse kjo masë zbatohet, do të shihet në ditët në vijim se si do të menaxhohet situata e pandemisë së koronavirusit.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu iu drejtua me një thirrje opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë t’i lërë planet e pikat, por të bashkohet, pasi kjo është një sfidë e të gjithëve dhe jo vetëm e qeverisë.

“Nëse ne duam të fitojmë betejën shëndetësore, që është beteja e parë ku detyrohemi të zbatojmë rregullat për ta fituar, nuk duhet të lëmë pa zbatuar masat. Janë ndryshime ligjore shumë të mirëpritura në këtë kohë pandemie, pasi vendosin disa baza të mira për forcimin e instrumenteve ligjorë për mbrojtjen e grave. Nëse do të ketë problematika nëpër gjykata, është policia që ndërhyn për çdo rast të dhunës”, u shpreh Manastirliu.

Sipas saj vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit.

“Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë.  Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajtojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve”, tha ajo.

Manastirliu bën apel në fund se duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. “Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyrale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së...

Zelensky zhvesh për Pashkët “uniformën ushtarake”: Putini është i çmendur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pasi Rusia e shpalli në kërkim. Përmes një videomesazhi nga Katedralja e Shën Sofisë në Kiev Zelensky...

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e pensioneve. Në një intervistë televizive, ajo deklaroi se buxheti i shtetit ka qenë i...

A mund t’i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Ndërsa qeveria ecën përpara me legjislacionin që mund të rezultojë në ndalimin e TikTok-ut në të gjithë SHBA-në, ka një shqetësim në rritje për...

Këta janë faktorët që shkaktojnë ëndrra të çuditshme

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë funksionon ashtu siç funksionon,...

Lajme të tjera

Web TV