14-vjeçarja zbulon një molekulë që pengon zhvillimin e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulimi i një 14-vjeçarje nga Texasi mund të revolucionariozjë mënyrën e trajtimit të koronavirusit.

Mësohet se falë një pune për identifikimin e një ilaçi për të trajtuar COVID-in, ajo arriti të fitojë konkursin 3M Young Scientist Challenge, duke arritur të fitojë një çmim prej 25 mijë dollarësh.

Anika Chebrolu, është emri i saj, e cila ia doli të identifikojë një molekulë që lidhet me një proteinë të virusit SARS-CoV-2 dhe që mendohet se mund të parandalojë virusin të funksionojë.

E intervistuar nga CNN, Anika Chebrolu deklaroi se e nisi këtë kërkim për të luftuar virusin e gripit, por më vonë, fokusi i studimi ndryshoi pas fillimit të pandemisë.

Gjatë ditëve të fundit kam vënë re shumë publicitet rreth projektit tim, pasi pjesë e këtij projekti është virusi dhe për rrjedhojë pasqyron shpresat tona për t’i dhënë fund kësaj pandemie, pasi unë, si gjithë të tjerët, dua që së shpejti të kthehemi në jetën tonë normale”, deklaroi ajo.

14-vjeçarja arriti të zbulojë molekulën në një bazë të dhënash me mbi 682 milion përbërje.

Mënyra se si unë do ta zhvilloj më tej këtë molekulë, do jetë bashkëpunimi me shumë virologë dhe specialistë të zhvillimit të ilaçeve, por që më vonë do të përcaktohet edhe suksesi i këtyre përpjekjeve”, tha Chebrolu./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane? Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill

Të gjitha valutat e huaja këtë të martë janë në rënie në raport me monedhën kombëtare Lek. Një euro sot...

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Pas mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhevndos online, për shkak të protestës, këshilltari Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se vendimi është...

Rama inspekton ndërtimin e Rrugës së Dukagjinit

Kryeministri Edi Rama inspekton ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet...

A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi...

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë

Ndonjëherë, humbja e peshës duket si një udhëtim i pafund. Nga numërimi i kalorive deri te vëmendja ndaj madhësisë së porcioneve, gjetja e recetave...

Lajme të tjera

Web TV