Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një dedikim prekës për humbjen e mikut të tij, Muharrem Xhepexhiu që e quan “një yll mantelbardhë”.
Në postimin e bërë në rrjetin e tij social Facebook, Kalo shprehet se doktor Muharrem Xhepexhiu ishte një mjek dhe prind shembullor, ndërsa shton se është krenar që e ka pas dhe jdo ketë përherë mik zemre.
“Kohë kovidiane….Shkëputet edhe një “yll” nga konstelacioni i yjeve mantelbardhë, që punuan e jetuan një jetë përpjekjesh për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë…..
Jetën e gjithkujt që besoj e vijon të besojë në Ndërgjegjen, Pasionin, Punën dhe Përkushtimin e pjesëtareve të Armatës sonë të mantelbardhëve…
E nisëm së bashku rrugëtimin në 1 Shtator 1976 në shtigjet e thepisura të Mjekësisë…Në 64 vitet e jetës tënde punove pa rreshtur dhe ti na dhe shembullin më të mirë të mundshëm të një djali, një burri e një mjeku të përkorë…
Ishe dhe mbete një Hysgjokas, Lushnjar, Shqiptar punëmadh, fjalëpakë, shok, mik e prind shembullor…I pabesi dhe jetëmarrësi infeksion nga Sars-Cov2/Covid-19, t’a ndërpreu këtë rrugëtim në radhët tona të Mantelbardhëve më 27 Tetor 2020….
U Prehsh në Paqen e përjetshme Dr. Muharrem Xhepexhiu…Krenar që të kisha dhe do të kem kurdoherë një mik zemre!!!”, shkruan Kalo.
Muharrem Xhepexhiu, ishte mjeku nga Lushnja i cili ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të koronavirusit.
Nuk dihet nëse 64-vjeçari, kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej disa ditësh ai ndodhej i shtruar në Tiranë, në gjendje të intubuar dhe në fund ka humjbur betejën me virusin./Bl.Ba/Fjala.al