I riu nga Tirana dhunon gruan, kapet me kallash në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, ndërkohë në pranga ra një 30-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se në pranga është vënë shtetasi me inicialet R. E., ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një kallashnikov me një krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV